Artikulli nga mediumi sportal.blic.rs u korrigjua pas trajtimit nga hibrid.info (shih artikullin e korrigjuar këtu)
Mediumi në gjuhën serbe blic.rs ka publikuar një artikull më 1 nëntor me pretendimin se portieri i kombëtares së Izraelit në futboll, Omri Glazer nuk do të paraqitet në ndeshje kundër Kosovës.
Ky pretendim u ndërlidh me faktin se Glazer është portier edhe në klubin futbollistik, Crvena Zvezda të Beogradit, dhe për shkak të Kosovës e se i duhet ekipit, ai nuk do të paraqitet në ndeshje me Kosovën.
Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info pretendimi në fjalë doli të jetë i paqëndrueshëm.
Vegëza e artikullit të publikuar në blic.rs:
Nga mediumi në gjuhën serbe u pretendua se portieri i kombëtares së Izraelit nuk do të paraqitet në ndeshje kundër Kosovës, për shkak të angazhimeve të tij në klubin e tij Crvena Zvezda.
Por faktet tregojnë se, portieri Glazer ishte pjesë e formacionit bazë, në ndeshjen Kosovë-Izrael të zhvilluar me 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. (këtu)
Gjithashtu edhe në platformën online për rezultate sportive “LiveScore.com”, shihet se Glazer ishte pjesë e formacionit bazë të Izraelit. (shih këtu)
Analiza:
Përkundër faktit që mediumi në gjuhën serbe u pretendua se portieri i kombëtares së Izraelit në futboll nuk do të paraqitet në ndeshje kundër Kosovës, faktet tregojnë se ai ishte pjesë e formacionit bazë në këtë ndeshje.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “Dezinformatë”.
Vlerësimi:
Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.