info@hibrid.info
Vazhdojnë të shiten produkte online, duke mos specifikuar përmbajtjen e tyre dhe rreziqet shëndetësore që mund t’i sjellin
shape
shape
shape

Disa faqe në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe, kanë hedhur në shitje një produkt “MJALTË PËR POTENCË”, e cila mban emrin “Wonderful Honey”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se produkti në fjalë i quajtur “Wonderful Honey” nuk është 100% natyral dhe se nuk preferohet të përdoret nga të gjithë, gjë e cila nuk specifikohet në përshkrimin e këtij produkti të hedhur në shitje nga disa faqe në Facebook.


Vegëza e produktit të hedhur në shitje në Facebook nga faqet “Jeto Shendetshem”, “Bio Produkte Online” dhe “Produkte Te Gjelberta”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0wVDDB2f3cDv5SpfGnivmyeN9DiA9ibi8ZFMkGY6Lh9JZYzFGPTpgTRo57wPChDePl&id=100063726103543

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0aZZNdYeWo637FZSFmChveZAqgDtwc7VgivxdMMSoUz3hxHpkdvsr1BmNwAjMHz7Kl&id=61557246929791

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0X9EWtjgtiWiahYzLei4TY77H7q7jQL4CssJJxo3k9vYfEGtotrVbSBhtD1dQcQuGl&id=100082866920328


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit në lidhje me këtë produkt, hibrid.info ka arritur të gjejë informacione të publikuara nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në ueb-faqen zyrtare të Administratës së Ushqimit dhe Barnave në SHBA “fda.gov”, me datë 4 mars 2022 është publikuar informacioni në lidhje me këtë produkt, ku thuhet se i njëjti përmban ilaçe, duke këshilluar konsumatorët që të mos blejnë ose përdorin Wonderful Honey. (shih këtu)

Gjithashtu, në këtë njoftim specifikohet se ky produkt përmban përbërësin “sildenafil” (i përdorur për trajtimin e mosfunksionimit erektil), i cili nuk sqarohet se është në përmbajtje të produktit dhe i njëjti mund të ndërveprojë me nitratet që gjenden në disa barna me recetë, si nitroglicerina, e që mund të ulë presionin e gjakut në nivele të rrezikshme.


Pjesë nga njoftimi i Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA “fda.gov”, i përkthyer në shqip:

Administrata e Ushqimit dhe Barnave po këshillon konsumatorët që të mos blejnë ose përdorin Wonderful Honey, një produkt i promovuar për përmirësimin seksual në uebsajte të ndryshme dhe ndoshta në disa dyqane me pakicë. Ky produkt është zbuluar gjatë kontrollit të mallrave të importuara.

Analizat laboratorike të FDA-së konfirmuan se Wonderful Honey përmban sildenafil, përbërësin aktiv në ilaçin me recetë të aprovuar nga FDA, Viagra, i përdorur për trajtimin e mosfunksionimit erektil. Miratimi i Viagrës nga FDA është i kufizuar për t’u përdorur nën mbikëqyrjen e një profesionisti të licencuar të kujdesit shëndetësor. Ky përbërës i padeklaruar mund të ndërveprojë me nitratet që gjenden në disa barna me recetë, si nitroglicerina, dhe mund të ulë presionin e gjakut në nivele të rrezikshme.


Analiza:

Disa faqe online në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe, kanë hedhur në shitje një produkt “mjaltë për potencë”, e cila mban emrin Wonderful Honey”.

Në përmbajtje të këtyre postimeve nuk sqarohet se ky produkt përmban përbërësin “sildenafil” (i përdorur për trajtimin e mosfunksionimit erektil).

Administratës së Ushqimit dhe Barnave në SHBA “fda.gov”, ka sqaruar se ky përbërës mund të ndërveprojë me nitratet që gjenden në disa barna me recetë, si nitroglicerina, e që mund të ulë presionin e gjakut në nivele të rrezikshme.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson si “Mashtrim” përmbajtjen e produktit të hedhur në shitje nga disa faqe në Facebook.


Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Share With Others

Translate »