Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “web3.lajme.icu” sot (24 gusht) ka publikuar një artikull me titull “Ju kujtohet ministrja bukuroshe i dalin tan gat gjatë një takimi politik, kjo foto po bën xhiron e botës”.
Në atë fotografi shihet ish-ministrja italiane Maria Elena Boschi duke ekspozuar të brendshmet e saj.
Pas verifikimit të fakteve dhe hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë se kjo fotografi është e edituar.
Në fotografinë origjinale shihet ministrja Boschi duke u betuar në qeverinë italiane në vitin 2014 dhe nuk e tregon atë duke ekspozuar të brendshmet e saj.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “web3.lajme.icu”:
Ky artikull është shpërndarë edhe në disa faqe në Facebook si “33shi.com” dhe “News”.
Bazuar në hulumtimin e kryer nga hibrid.info, është gjetur se kjo fotografi e montuar qarkullon online prej vitesh. Ndërsa e njëjta është verifikuar nga kontrollues faktesh si “Snopes.com” në vitin 2017 dhe “Fullfact.org” në vitin 2019.
Fotografia është shkrepur në shkurt të vitit 2014, atëkohë kur Maria Elena Boschi u betua si Ministre për Reformat Kushtetuese dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, shkruan “Snopes.com”.
Analiza:
Portali i dyshimtë “web3.lajme.icu” ka publikuar një fotografi të ish-ministres italiane Maria Elena Boschi duke ekspozuar në parlament të brendshmet e saj.
Mirëpo, pas verifikimit të fakteve, del që kjo fotografi është e edituar, ndërsa e njëjta qarkullon online prej vitesh. Në fotografinë origjinale, shihet se ish-ministrja italiane nuk ka ekspozuar të brendshmet e saj.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Mashtrim”.