Disa media serbe kanë transmetuar një deklaratë të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, e cila ka pretenduar pa fakte se në Kosovë është bërë trafikimi i organeve njerëzore dhe se masakra e Srebrenicës është vetëm një skenar.
Këto pretendime, të pabazuara, kjo zyrtare ruse i ka bërë në një postim në rrjetin social “Telegram” si kundërpërgjigje ndaj thirrjes së presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, për të krijuar një Gjykatë Ndërkombëtare për krime ndaj civilëve në Ukrainë (këtu).
Kjo zyrtare ruse ka pretenduar se ngjashëm me krimet e luftës në Ukrainë, kanë ndodhur edhe në Jugoslavinë e vitit 1999, në Irak dhe në Japoni gjatë luftës së dytë botërore.
Pretendimi i Maria Zkharova-s, i publikuar nw media serbe:
“Biden bën thirrje për një gjyq për krimet e luftës. Ide e shkëlqyeshme – le të fillojmë të bombardimet ndaj Jugosllavisë dhe të pushtimit të Irakut. Regjisorët kryesorë të skenës së Srebrenicës mund të gjenden ende. Dhe, natyrisht, trafikimi i organeve në Kosovë nën maskën e zyrtarëve amerikanë. Sapo të mbarojnë, ata mund të fillojnë menjëherë me bombardimin bërthamor të Japonisë”.
Vegëzat e artikujve të publikuar në disa media serbe:
https://www.alo.rs/svet/ruske-vesti/615364/marija-zaharova-ukrajina-rat/
https://www.b92.net/info/vesti/index.php?yyyy=2022&mm=04&dd=04&nav_category=78&nav_id=2134314
Hibrid.info do ta trajtojë vetëm pretendimin e Zakharova-s të bërë për vërtetësinë e trafikimit të organeve njerëzore, që supozon se kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë.
Por, ky pretendim rezulton të jetë pavërtetë. Deri më tani, ngritja e çështjes së trafikimit të organeve njerëzore gjatë luftës së Kosovës, është bartur si proces edhe në Gjykatën Speciale, por që ende nuk është marr ndonjë verdikt ligjor (shih këtu).
Analiza:
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka pretenduar pa fakte se në Kosovë, gjatë periudhës së luftës, është trafikim i organeve njerëzore nën, siç thotë ajo, maskën e amerikanëve. Ky pretendim, sipas metodologjisë së hibrid.info, vlerësohet si “Manipulim i fakteve”, pasi që pretendimi i kësaj zyrtareje ruse bazohet vetëm në akuzë, duke e përdorur si fakt të mirëqenë, ndorkohë që procesi gjyqësor ende nuk ka përfunduar.
Arsyetimi:
Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.