Shkroi: Fatbardh Dema
Një ueb-faqe në gjuhën shqipe “bino-em.sbs” pretendon se ofron mundësi për të blerë një produkt mjekësor, të quajtur “Flexiwell” për një çmim prej 5 eurosh. Ky produkt sipas ueb-faqes përdoret kundër dhimbjes së shpinës dhe nyjave.
Në këtë ueb-faqe, mbi këtë pretendim janë vënë flamuri i Kosovës dhe logoja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), si dhe pretendohet se për të blerë atë produkt duhet të përgjigjeni në 6 pyetje.
Çka gjeti hibrid.info rreth kësaj ueb-faqeje?
Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se kjo ueb-faqe është mashtruese “Phishing”.

Hibrid.info ka përdorur platformën “Scam-detector.com”, vegël e vlerësimit të besimit të identiteteve digjitale (adresave elektronike dhe ueb-faqeve) dhe ka gjetur se ueb-faqja është mashtruese dhe është i lidhur me faqe tjera të dyshimta.
Kjo platformë sqaron se në bazë të algoritmit të saj, u zbulua aktivitet me rrezik të lartë në lidhje me phishing dhe spamming.
Çka është Phishing?
Një organizatë apo individ përdor “Phishing” (‘peshkimin’) nëse është duke u përpjekur në mënyrë të paligjshme të marrë informacione të ndjeshme personale nga ju si: ID të përdoruesit, fjalëkalimin, numrat e llogarisë bankare, numrat e kartës së kreditit etj.
Ata pastaj do të përdorin informacionin që ju keni dhënë për të hyrë në llogarinë tuaj për qëllime të paligjshme p.sh. kryejnë mashtrime, me karta krediti me numrat e kartës së kreditit që ju keni dhënë gabimisht për individin apo organizatën ‘phishing’.
Çka është Spamming?
Dëmi Financiar: Spam-i mund të çojë në humbje financiare për individët dhe bizneset për shkak të mashtrimeve dhe përpjekjeve për të vjedhur informacion financiar.
Analiza:
Hibrid.info ka gjetur një ueb-faqe mashtruese “bino-em.sbs”, e cila pretendon të shesë produktin “Flexiwell” për dhimbje shpine dhe nyjash. Faqja përdor simbole si flamuri i Kosovës dhe logoja e OBSH-së për të rritur besueshmërinë.
Verifikimi nga hibrid.info dhe “Scam-detector.com” konfirmon se faqja është mashtrim phishing me aktivitet të dyshimtë.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë ueb-faqe si “Mashtrim”.
Arsyetimi:
Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.