info@hibrid.info
Në emër të një kompanie britanike dhe të një faqeje të dyshimtë mashtrohet se mund të fitoni para
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është gjetur një domen me anë të së cilit pretendohet se mund të bëni para.

Kjo vegëz është gjetur në një llogari në instagram me emrin “berylofficial1”.

Ku qëndron problemi me këtë pretendim?

Hibrid.info ka gjetur se përmbajtja e këtij domeni është mashtrim.


Në përshkrim (bio) të kësaj llogarie shkruan, “Të bësh para nuk ka qenë kurrë kaq e lehtë! Duke u bashkuar me sistemin tonë Beryl-official, ju mund të fitoni para çdo ditë.”, ku mund të klikoni në vegëzë në fjalë.

Pas klikimit të vegëzës, hapet ueb-faqja ku jepet mundësia të futni të dhënat tuaja për regjistrim, në mes të cilave kërkohet edhe një password transaksioni.


Hibrid.info ka shfrytëzuar “Scam-Detetcor”, platformë digjitale për vlerësimin e ueb-faqeve, sipas së cilës kjo vegëz cilësohet si e dyshimtë.

Uebfaqja në fjalë është hapur më 5 mars të këtij viti, dhe synon të marrë të dhënat tuaja për të ju mashtruar (shih më shumë).

Gjatë kërkimit shtesë, hibrid.info ka gjetur se “Beryl” është një kompani britanike e cila prodhon sisteme për shpërndarjen e biçikletave dhe dritave të biçikletave. (shih këtu dhe këtu).

Përmbajtja e trajtuar ka keqpërdorur emrin e kësaj kompanie, për të përhapur mashtrimin.


Analiza:

Llogaria në instagram përmban një vegëz me anë të së cilës pretendohet se mund të bëni para.

Por, hibrid.info ka gjetur se ueb-faqja e hapur nga vegëza është mashtrim dhe se kjo llogari ka keqpërdor emrin e një kompanie britanike që prodhon sisteme për shpërndarje biçikletash.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Mashtrim’.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Share With Others

Leave a Reply

Translate »