[email protected]
Si të mbrojmë veten dhe të tjerët nga dezinformatat
shape
shape
shape

Propaganduesit destinacionin më të madh për shpërndarje të dizinformatave i kanë mediat sociale, ku vëmendja e kufizuar e njerëzve i shtynë përdoruesit e këtyre platformave t’i shpërndajnë artikujt para leximit të tyre; pjesërisht sepse njerëzit reagojnë emocionalisht, jo logjikisht, ndaj informacionit që hasin. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur tema konfirmon atë që një person tashmë beson.

Kërkimet kanë konfirmuar se gënjeshtrat përhapen më shpejt se e vërteta – kryesisht sepse gënjeshtrat nuk janë të lidhura me të njëjtat rregulla si e vërteta.

Në atë mënyrë që të mbrojnë veten dhe njëri-tjetrin – nga gënjeshtrat, gjysmë të vërtetat dhe rrotullimet mashtruese mbi ngjarjet aktuale, H. COLLEEN SINCLAIR, studiuesi i propagandës thotë se kur shohim një artikull duhet t’i analizojmë 10 pika:

  1. A ka ndezur një post zemërim, neveri apo frikë?

Nëse diçka që sheh online shkakton ndenja të forta- veçanërisht nëse ai emocion është zemërim – ky duhet të jetë indikacion ose një flamur i kuq që të mos shpërndahet,  të paktën jo menjëherë. Shanset janë se ka për qellim të ndikonte ne mendimin tuaj kritik duke luajtur me emocionet tuaja. Në vend të shpërndarjes, merrni frymë, historia do të jetë akoma aty pasi ta verifikoni. Nëse rezulton të jetë e vërtetë, dhe ju ende dëshironi ta ndani atë, ju gjithashtu mund të dëshironi të merrni parasysh zjarrin në të cilin mund të kontribuoni dhe a është e nevojshme për të ndezur flakët?

Gjatë këtyre kohërave duhet të kemi kujdes që të mos kontribuojmë në ngjitjet emocionale. Në fund të fundit, ju nuk jeni i ngarkuar të lajmëroni publikun për lajmet e fundit dhe nuk jeni në asnjë garë për të ndarë gjëra para se të bëjnë njerëzit e tjerë.

  •  A ju bëri të ndiheni mirë?

Një taktikë e re që po adoptohet nga propaganduesit është postimi i historive që të bëjnë të ndihesh mirë, që njerëzit do të dëshirojnë të shpërndajnë. Këto pjesë mund të jenë të vërteta ose mund të kenë po aq të vërteta sa legjendat urbane. Por nëse shumë njerëz shpërndajnë ato postime, kjo i jep legjitimitet dhe besueshmëri llogarive të rreme burimore që postojnë fillimisht artikujt. Atëherë ato llogari janë të pozicionuara mirë për të ndarë mesazhe më keqdashëse kur gjykojnë se është koha e duhur.

Këta propagandues përdorin edhe lojëra të tjera që të bëjnë të ndihesh mirë, duke përfshirë përpjekjet për të luajtur në kotësinë tuaj. Ju ndoshta keni parë postime që thonë “Vetëm 1% e njerëzve janë mjaft të guximshëm për ta ndarë këtë” ose “bëni këtë test për të parë nëse jeni një gjeni”. Ato nuk janë vetëm karrema për të klikuar- por shpesh ndihmojnë një burim mashtrues të shpërndahet, të ndërtojë një audiencë, ose në rastin e atyre “kuizave të personalitetit” ose “testeve të inteligjencës” ata përpiqen të marrin qasje në profilin tuaj të mediave sociale.

Nëse hasni në diçka të tillë, nëse nuk mund të shmangni klikimin atëherë thjesht shijoni ndjenjën e mirë që ju jep dhe vazhdoni tutje. Ndani historitë tuaja më shumë sesa ato të të tjerëve.

  • A është e vështirë ta besosh?

Një zakon i veçante i sjelljes të psikologjisë njerëzore nënkupton që njerëzit duhet të dëgjojnë diçka vetëm tre herë para se truri të fillojë të mendojë se është e vërtetë – edhe nëse është e gabuar.

Ajo që lexoni mund të bëjë një pretendim të jashtëzakonshëm – si ‘papa që mbështet një kandidat presidencial të SH.B.A.-së kur ai kurrë nuk ka mbështetur një kandidat më parë’.

Astronomi dhe autori Carl Sagan thotë se  “Pretendimet e jashtëzakonshme kërkojnë prova të jashtëzakonshme”, e cila është një premisë filozofike e gjatë. Merrni parasysh nëse pretendimi që po shihni është mbështetur nga ndonjë provë – dhe më pas kontrolloni cilësinë e kësaj prove.

  • A e konfirmoi atë që keni menduar tashmë?

Nëse jeni duke lexuar diçka që përputhet aq mirë me atë që keni menduar tashmë, mund të jeni të prirur të thoni “Po, kjo është e vërtetë” dhe ta shpërndani atë.

Ndërkohë, perspektivat e ndryshme injorohen. Ne jemi të motivuar fuqimisht për të konfirmuar atë që tashmë besojmë dhe për të shmangur ndjenjat e pakëndshme që lidhen me sfidat ndaj besimeve tona – veçanërisht besimet e mbajtura fort.

Nëse është e rëndësishme të identifikoni dhe pranoni paragjykimet tuaja dhe të kujdeseni që të jeni tepër kritik ndaj artikujve me të cilët jeni dakord. Tentoni të kërkoni prova se janë false, në vend se të kërkoni konfirmim se ato janë të vërteta. Jeni në vëzhgim sepse algoritmet janë vendosur për t’ju shfaqur gjërat që mendojnë se do t’ju pëlqejnë. Mos u bë pre e lehtë. Shikoni perspektivat e tjera.

  • A është i vështire për t’u lexuar?

Postimet që janë të mbushura me gabime drejtshkrimore dhe gramatikore janë të dyshuarit kryesorë për pasaktësi. Nëse personi që e ka shkruajtur artikullin nuk është shqetësuar për të kontrolluar drejtshkrimin, me siguri nuk i kanë kontrolluan as faktet. Në fakt, ata mund të jenë duke përdorur ato gabime për të tërhequr vëmendjen tuaj.

Poashtu, një postim që përdor shumë shkronja mund të zbulojë padashur se ka material të shtuara në artikullin origjinal – ose janë duke u përpjekur të tërheqin vëmendjen tuaj me qëllim.

  • A ishte postimi një meme- shaka?

Memet janë zakonisht një ose më shumë imazhe ose video të shkurtra, shpesh me mbivendosje teksti, që përçojnë shpejt një ide të vetme.

Në vitet e fundit, praktika e përdorimit të memeve për të nxitur përçarjen është përshkallëzuar me shpejtësi dhe grupet ekstremiste po i përdorin ato me rritjen e efektivitetit.

Për shembull, grupet supremaciste të bardha kanë komanduar memet e “Pepe bretkoca”, një imazh karikaturë që mund të tërheqë audienca më të reja.

Cilësimi i memeve si imazhe dashamires, me humor kanë bërë që truri ynë të klasifikojë ato si të këndshme ose, më keq, të padëmshme. Kështu, portat tona për mbrojtje janë poshtë. Plus natyra e tyre e shkurtër prish më tej mendimin kritik. Qëndroni vigjilent.

  •  Cili është burimi?

A ishte postimi nga një media jo e besueshme? Ju mund ta vlerësoni vetë burimin ose përmes faqeve në internet që kontrollojnë nëse një informacion ka qenë paragjykues ose që kontrollon faktet. Përdorni kritere të bazuara në kërkime për të gjykuar cilësinë dhe ekuilibrin e provave të paraqitura. Për shembull, nëse një artikull shpreh një mendim, ai mund të paraqesë fakte të pjerrëta në një mënyrë të favorshme për atë mendim, në vend që të paraqesë në mënyrë të drejtë të gjitha provat dhe të nxjerrë një përfundim.

Nëse zbuloni se po shikoni një sajt të dyshuar, por artikulli specifik duket i saktë, sugjerimi im i fortë është të gjeni një burim tjetër të besueshëm për të njëjtin informacion dhe shpërndani atë lidhje në vend. Kur ndani diçka, mediat sociale dhe algoritmet e motorëve të kërkimit numërojnë ndarjen tuaj si një votë për besueshmërinë e përgjithshme të faqes. Pra, mos i ndihmoni faqet keqinformuese të përfitojnë nga reputacioni juaj si një ndarës i kujdesshëm dhe informacionit të cilësohet i besueshëm.

  • Kush e tha atë?

Mund të jetë e habitshme, por politikanët dhe figurat e tjera publike jo gjithmonë thonë të vërtetën. Mund të jetë e saktë që një person i veçantë ka thënë një fjali të caktuar, por kjo nuk do të thotë se fjalia është e saktë. Ju mund të kontrolloni dy herë faktin e pretenduar, por gjithashtu mund të shihni se sa flasin të vërteta personat e caktuar.

Nëse jeni duke dëgjuar/ shikuar informacion nga një mik në mediat sociale, jo nga një faqe në internet, ju duhet të mbështeteni në mendimin kritik të modës së vjetër për të vlerësuar atë që thotë personi. A është i besueshme? A ka personi burime? Nëse po, sa të besueshme janë ato burime? Nëse vlerësimi i mesazhit është shumë punë, mbase thjesht mbani butonin “like” dhe anashkaloni “share”.

  •  A ka ndonjë agjendë të fshehur?

Nëse gjeni diçka që duket bindëse dhe e vërtetë, shikoni se çfarë thonë burimet jopartiake për këtë temë.

Mungesa e prezencës se të njëjtës temë në mediat jopartiake mund të sugjerojë që deklarata ose anekdota është vetëm një pikë bisedimi për njërën palë ose për tjetrën. Të paktën, pyesni veten pse burimi ka zgjedhur ta shkruajë ose ta shpërndaje atë pjesë. Ishte një përpjekje për të raportuar dhe shpjeguar gjërat kur po ndodhnin, apo një përpjekje për të ndikuar në të menduarit ose veprimet tuaja – ose votën tuaj?

  1. A i keni kontrolluar faktet?

Ka shumë organizata me reputacion për verifikimin e fakteve, si Snopes dhe FactCheck. Ekziston edhe një sit i dedikuar për kontroll të memeve. Nuk duhet shumë kohë për të klikuar në njërën nga ato faqe dhe për të hedhur një vështrim.

Por mund të duhet një kohë shumë e gjatë për të zhbërë dëmin e ndarjes së informacionit të gabuar, i cili mund të zvogëlojë aftësinë e njerëzve për t’u besuar provave dhe njerëzve të tjerë

Për të mbrojtur veten – dhe të tjerët në rrjetet tuaja sociale dhe profesionale – jini vigjilent. Mos ndani asgjë nëse nuk jeni i sigurt se është e vërtetë. Propaganduesit po përpiqen të shpërndajnë shoqërinë amerikane.

Përktheu dhe përshtati Argnesë Haxhiaj dhe Reita Demi nga Tips to recognize misinformation online https://ijnet.org/en/story/tips-recognize-misinformation-online?fbclid=IwAR0LiiTJxV9HMjId_0sHJtUbdZbzTD37LZbq0m29LgLsRT2–5cTUulmZ8E

Share With Others