[email protected]
Lajmi i rremë se virusi është shpërndarë përmes aeroplanëve, po përhapet me të madhe në internet
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “news440media.com” ka publikuar një artikull duke pretenduar rrejshëm se është zbuluar e vërteta e shpërndarjes së virusi me anë të aeroplanëve, duke aluduar në COVID-19.

Në përmbajtje të artikullit pretendohet se “Polonia Suedia dhe Norvegjia po prezantojnë një denoncim kundër OBSH-së sepse po e helmon Europën, transmeton Reuters”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të rreme.

Gjatë hulumtimit të bërë nga hibrid.info, është gjetur edhe një denoncim nga “Reuters” përmes së cilit sqarojnë arsyen e mospublikimit të këtij pretendimit.   

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news440media.com”:

https://news440media.com/e-jashtezakonshme-doli-e-verteta-e-v1rusit-se-si-po-shperndanin-permes-aeroplaneve/?fbclid=IwAR2mnbdkxN_iZVCqhGJMuzkvBjzp0Fa2nDSUR-bpTD0GgyFiybT1y6_mJJY

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Net Press”, e cila ka mbi 20 mijë ndjekës, ndërsa pre e këtij artikulli të rremë kanë rënë mbi 300 lexues duke e shpërndarë atë.

https://www.facebook.com/gazeta.netpress/posts/317628373459389


Edhe gjatë kontrollit të fakteve nga reuters.com (këtu) në janar të këtij viti, thuhet se ky pretendim i rremë së pari është gjetur i postuar në Facebook nga përdorues bullgarë, e që kanë arritur të grumbullojnë mbi 100 mijë shpërndarje secili (këtu), (këtu).

Fotografia ilustruese ku shihet një aeroplan, nuk ka asnjë lidhje me paditë e këtyre shteteve ndaj OBSH-së, pasi gjatë hulumtimit të bërë, është arritur të gjendet fotografia autentike e këtij aeroplani, i cili i takon kompanisë Evergreen International Airlines, ndërsa fotoja është shkrepur në maj të vitit 2012.

https://www.jetphotos.com/photo/5732507


Analiza:

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “news440media.com” ka pretenduar rrejshëm se është zbuluar se si po shpërndahet virusi përmes aeroplanëve.

Gjatë hulumtimit të bërë nga hibrid.info, ky artikull ka filluar të shpërndahet më herët edhe në gjuhë tjera, e që i njëjti është verifikuar edhe nga “reuters.com”, me vlerësimin si i rremë.

Gjithashtu, fotografia ilustruese e përdorur në këtë artikull nuk është aktuale, pasi e njëjta është shkrepur në maj të vitit 2012. Ky artikull merr vlerësimin si “lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others