[email protected]
Hideo Kojima keqidentifikohet si vrasësi i Shinzo Abe nga politikanë dhe media
shape
shape
shape

Zhvilluesi i videolojërave Hideo Kojima, kohëve të fundit është bërë viral, por jo për projektin e videolojës së tij më të re.

Ai është përfshirë në lajme dhe imazhe të rreme të cilat e kanë portretizuar si vrasësin e ish-Kryeministrit Japonez Shinzo Abe, i cili të premten e kaluar është vrarë nga Tetsuya Yamagami, i cili sipas policisë japoneze, e ka pranuar vrasjen.

Këto imazhe i ka publikuar faqja “4chan” ku më pastaj janë shpërndarë nga një politikan francez dhe janë transmetuar nga mediat greke dhe iraniane.

Imazhet në “4chan” e kanë quajtur në mënyrë të rreme “ekstremist i krahut të majtë” dhe që ka një dosje penale, duke përfshirë një foto të tij ku shihet i veshur me një “Ushanka” – kapelë që është mbajtur nga ushtarët komunistë rusë dhe një foto tjetër duke qëndruar afër një fotoje të revolucionarit marksist Che Guevara.

Ndërsa politikani francez, Damien Rieu, i cili është i përfshirë me lëvizjen nacionaliste të shtetit, ka shpërndarë tweets të imazheve të Kojimas me një tekst të bashkangjitur: “Krahu i majtë vret”.

Ky tweet është fshirë nga vetë ai, si dhe ka kërkuar falje tek Kojima, duke thënë se “në mënyrë naive e ka besuar një shaka si të jetë informacion” dhe që “ka gabuar që nuk e ka kontrolluar para se ta shpërndante”.

Produksioni Kojima ka paralajmëruar se do të konsiderojë të marrë masa ligjore ndaj shpërndarjes së këtyre informacioneve të rreme.

Share With Others