info@hibrid.info
Artikull i vjetër: Nuk ka lajm për ndarjen e 200 eurove për sektorin privat
shape
shape
shape

Disa faqe në Facebook kanë publikuar dje (23 janar) një artikull me titull “’200 eυrοt për punëtorët e sektοrin privat’, vjen lajmi i fυndit për këtë kategοri”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, ndërsa lajmi është i vjetër, i publikuar në muajin nëntor 2022.

Më 2 nëntor 2022, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë kishte kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria që “të merret në konsideratë gjendja e rënduar financiare e bizneseve dhe të mos kushtëzohen punëtorët e sektorit privat, ashtu siç nuk janë kushtëzuar punëtorët e sektorit publik dhe kompanive publike”.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë kishte kërkuar që të bëhet ekzekutimi i menjëhershëm apo në dy pjesë për punëtorët e sektorit privat në shumën 200 euro, ashtu siç është duke iu dhënë punëtorëve të sektorit publik.

Pra, ky artikull i vjetër, dhe është bërë përpjekje të paraqitet si aktual.


Vegëzat e artikullit të publikuar në Facebook nga faqet “Shqipet”, “Feja Ime” dhe “Exclusive Albania Today”:

https://www.facebook.com/al.shqipet/posts/pfbid0WbesYQMAutn36EpHj7mzC1Pn95yN2GQiKzXD2yhdkc7YQB1HUmNYpSUJ3xYjWMAxl

https://www.facebook.com/fejaime00/posts/pfbid02j78ncGWkoH48onPFNWmkbymajG5q695KJnEsnNzXiLbtSYoVALvhiRqiiNExvdnQl

https://www.facebook.com/albaniatod4y/posts/pfbid02sBRn5JpMeZJuiA4XUhBKZDyf5d4qPQHpfdieBL9pMXH5Tqpkx16wFL99xdkWjRgil


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në kohë reale (2 nëntor 2022) në Agjencinë e Lajmeve “KosovaPress”. (shih këtu)


Analiza:

Disa faqe në Facebook kanë publikuar një artikull të vjetër (nëntor 2022) të cilin e kanë publikuar dje (23 janar) me pretendimin që ta paraqesin si aktual.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »