info@hibrid.info
Artikull me lajm të vjetër e titull të sajuar për masa kundër COVID-19
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Merret vendimi: Këto janë masat që do të hynë në fuqi nga java tjetër”.

Ky artikull përmban titull të ndryshuar, ndërsa lajmi është i vjetër, i cili ishte publikuar në muajin korrik.

Ky portal me këtë artikull ka lënë të kuptohet se bëhet fjalë për masa të reja kundër virusit Korona të ndërmarra nga tash e tutje nga institucionet përgjegjëse, por pas verifikimit nga hibrid.info, del që lajmi është i vjetër.

Teksti nga artikulli i publikuar në Specialja.com:

MIRRET VENDIMI: Këto janë masat që do të hynë në fuqi nga java tjetër

Sot është mbajtur takimi virtual mes kryeministrit, Avdullah Hoti dhe kryetarëve të komunave të vendit ku është diskutuar mbi gjendjen e krijuar nga virusi.

Burime të Portali.info, brenda takimit të kryeministrit me kryetarët e komunave, kanë shpjeguar se nga e hëna do të ketë masa shtesë për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Vegëza e artikullit të publikuar në Specialja.com:

https://specialja.com/2020/10/20/mirret-vendimi-keto-jane-masat-qe-do-te-hyne-ne-fuqi-nga-java-tjeter/?fbclid=IwAR04QvXeGS5ycDoXXVt6UUcosQ_xKArUS-d2IZrJTYIJ9HoDbTOKfVrJUEA

Më poshtë mund t’i shihni disa nga mediat online, të cilat e kanë publikuar lajmin e njëjtë në kohë reale (në muajin korrik).

https://www.kosovarja-ks.com/zbulohen-masat-e-reja-qe-do-te-hyne-ne-fuqi-nga-e-hena/


Analiza:

Ky artikull ka publikuar lajm të vjetër, duke e pretenduar si bëhet fjalë për një lajm aktual. Gjithashtu, me këtë artikull, ky portal dezinformon lexuesit. Për këtë arsye, ky shkrim është kategorizuar si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »