[email protected]
Artikull me titull përgjithësues
shape
shape
shape

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Nga nesër masa të reja”.

Edhe pse titulli i këtij artikulli është përgjithësues, lajmi vërehet se në mënyrë specifike paraqet një vendim të shtetit të Zvicrës për masa të reja për hapje graduale. Gjithashtu në artikullin e “Kosova-sot.info” mungon fotografia që ilustron ngjarjen.

Duke pasur parasysh se portali “kosova-sot.info” publikon përmbajtje në gjuhën shqipe dhe se shumicën dërmuese të lexuesve i ka nga Kosova, artikulli me titull të tillë përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për masat e reja në Kosovë.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

Nga nesër masa të reja

Numri i infeksioneve, sikur edhe i viktimave në Zvicër si pasoje e pandemisë  COVID-19 ka filluar të bjerë javët e fundit.

Në mbledhjen e mbajtur më 17 shkurt 2021, Këshilli Federal analizoi situatën, ku u propozua një relaksim i kujdesshëm dhe gradual, në mënyrë që t’i jepet më shumë hapësirë ëjetës ekonomike dhe sociale duke shmangur sa më shumë që të jetë e mundur një valë të tretë epidemike, njofton gazeta zvicerane ne shqip “Le Canton27.ch”, duke ju referuar burimeve te Ministrisë së Shëndetësisë (OFSP/BAG) në Bernë. Dyqanet, muzetë dhe sallat e leximit të bibliotekave duhet të jenë në gjendje të rihapen nga 1 marsi, si dhe zona të jashtme në kopshte zoologjike dhe kopshte botanike, si dhe ambiente sportive dhe ato pë të kaluar kohën e lirë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/527084/nga-neser-masa-te-reja/


Analiza:

“Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull në të cilin flitet për masat e reja anti-covid në Zvicër, por ky portal në titull nuk e ka treguar se për cilin shtet bëhet fjalë, si dhe nuk ka paraqitur fotografi që ilustron ngjarjen. Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, del që ky shkrim vlerësohet si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »