Llogaria në TikTok me emrin “respekteluizejlli” ka publikuar një video-material të shkurtër (7 sekonda) në të cilën paraqitet moderatori i lajmeve në televizionin britanik BBC, Matthew Amroliwala.
Video-materiali i publikuar në këtë faqe, kuptohet se është manipuluar përmes aplikacioneve për ndërhyrje në video-përmbajtje që njihen si aplikacione deepfake.
Pra, shihet se në këtë video është bërë ndërhyrje në fjalët e moderatorit Amroliwala, duke pretenduar se gjatë një emisioni, ai ka folur për konkurrentin e Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli, duke e emërtuar videon e publikuar me mbishkrimin “BBC Flet për shikimet e tejkaluara të BBV Luiz Ejlli”.
Pas kërkimit dhe verifikimit të fakteve, përmes programit të automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka vërtetuar se videoja është e vjetër, e gjetur jo më herët se 11 gusht 2022, pjesë e edicionit të lajmeve në televizionin BBC.
Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “respekteluizejlli”:
Kjo video e publikuar nga llogaria e lartcekur ka arritur të grumbullojë afër 400 mijë shikime. (shih fotografinë më poshtë)
Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë video-materialin e publikuar me datë 11 gusht 2022 në Youtube nga kanali “Harit Saengprachan 2”. (shih këtu)
Moderatori i edicionit të lajmeve, Matthew Amroliwala, në këtë edicion të lajmeve ishte duke folur rreth luftës në Ukrainë. (shih këtu videon nga minuta 1:40)
Analiza:
Llogaria “respekteluizejlli” në TikTok ka publikuar një video-material të rremë me pretendimin se moderator i edicionit të lajmeve në BBC, Matthew Amroliwala ka folur për konkurrentin e BBVA, Luiz Ejlli.
Autori i këtij video-materiali ka ndërhyrë në fjalët e Amroliwala-s, duke pretenduar se ky i fundit ka folur rreth Luiz Ejllit.
Se ky video-material është mashtrues (Deep fake), e vërteton fakti se videoja origjinale e edicionit të lajmeve në BBC, është gjetur e publikuar në Youtube me datë 11 gusht 2022.
Në fakt, ajo që Amroliwala kishte folur gjatë këtij edicioni, ishte rreth luftës në Ukrainë.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë material si “Mashtrim” apo “Deep fake”.
Më poshtë mund ta gjeni kuptimin e Deep fake