info@hibrid.info

Mediat serbe dezinformojnë se një grua në krahët e një politikani serb është Saranda Bogujevci

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një imazhi në të cilin shfaqet Savo Manojloviq, kandidat për kryetar në zgjedhjet e ardhshme lokale në Beograd, pretendohet se ajo foto u shkrep në vitin 2015 dhe se gruaja që shihet krah tij është nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci. Kjo fotografi me këtë pretendim u publikua me datë […]

Me fotografi të vjetra pretendohet rrejshëm se Policia sapo u pajis me 5000 armë të gjata

Shkroi: Endrit Berisha Nëpërmjet një video-materiali me fotografi është pretenduar se në Kosovë sapo kanë arritur 5000 armë të gjata për njësinë speciale të Policisë së Kosovës. Përmbajtja është publikuar të premten (24 maj) nga llogaria me emrin “informohusaktedhekorrekt” në TikTok. “Qeveria e Kosovës: Sapo kanë arritur 5000 armë të gjata për njësin speciale!” dhe […]

Dezinformohet përmes titullit se Milaim Zeka e ka vlerësuar një politikane në Kosovë si spiune të Vuçiq

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një artikull, në titullin e të cilit pretendohet se gazetari Milaim Zeka e ka vlerësuar një politikane si, ‘Spiune e Kosovës te Vuçiç’. Artikulli është publikuar dje (23 maj) në portalin e televizionit “ntv.al”. Cila është e vërteta? Hibrid.info ka gjetur se ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zeka, nuk ka […]

Me pamje të vjetra pretendohet rrejshëm se mbi Zveçan valon Flamuri Kombëtar shqiptar

Shkroi: Fatbardh Dema Një pamje e vjetër e Flamurit Kombëtar shqiptar të vendosur mbi një kodër në qytetin e Zveçanit, po paraqitet si aktuale. Video-materiali që shfaq Flamurin Kombëtar në kodrën e Zveçanit, u publikua dje (20 maj) në TikTok nga llogaria që mban emrin “shqiponja.ksv”. Në pamjet që shfaqen në këtë video-material, paraqitet edhe […]

Pretendohet rrejshëm se në një autostradë në Kosovë lejohet vozitja pa limit shpejtësie

Shkroi: Fatbardh Dema Një video-material i publikuar në një faqe në Facebook me përbajtje shqip, po pretendon se në një autostradë në Kosovë gjendet shenja e komunikacionit që lejon vozitjen pa limit shpejtësie. Videoja u publikua në Facebook me datë 19 maj nga faqja që mban emrin “Gazetavip.com”. Cila është e vërteta rreth këtij pretendimi? […]

Stano s’e ka ndërlidhur ndalimin e vizitës së Porfirijes me vazhdimin e masave ndaj Kosovës

Shkroi: Endrit Berisha Është pretenduar ndërlidhje në mes të ndalimit të vizitës së patriarkut Porfirije në Kosovë dhe sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. “Harroni heqjen e sanksioneve, Stano për ndalimin e hyrjes së Porfirie” është titulli që portali “ntv.al” ka publikuar më 15 maj.  Por çka nuk shkon me këtë titull? Artikulli i vetë […]

Artikulli i vitit 2022 për kërkesë të punëtorëve në Zvicër, paraqitet rrejshëm si aktual

Shkroi: Fatbardh Dema “Dëshironi të punoni në Zvicër? Momentalisht kërkohen mijra puntorë..”, mban titullin një artikull i publikuar dje (14 maj). Artikulli u publikua në median sociale Facebook nga faqja e portalit “kercova.net”. Çka nuk shkon me këtë artikull? Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se artikulli i publikuar nga portali i lartcekur, është […]

Pretendohet rrejshëm se Edi Rama ka mbajtur tubim në Greqi pa pëlqimin e autoriteteve greke

Shkroi: Fatbardh Dema U pretendua se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një tubim në Greqi pa pëlqimin e autoriteteve greke. Kjo përmbajtje u publikua sot (13 maj) nga një llogari në median sociale “Telegram” me përmbajtje në gjuhën serbe. Çka nuk shkon me këtë pretendim? Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, […]

Deklarata nga Serwer nuk ishte për Kosovën e Serbinë, por për Lajçakun e Escobarin

Shkroi: Fatbardh Dema “E nisën të gjithë keq dhe përfundoi edhe më keq Daniel Serwer për Kosovën dhe Serbinë” është mbishkrimi i vendosur, një imazhi të publikuar, që shfaq fotografinë e profesorit amerikan Daniel Serwer. Ky imazh është postuar sot (11 maj) në Facebook në faqen e portalit informativ të televizionit “ntv.al”, të cilit i […]

Translate »