[email protected]

Stano s’e ka ndërlidhur ndalimin e vizitës së Porfirijes me vazhdimin e masave ndaj Kosovës

Shkroi: Endrit Berisha Është pretenduar ndërlidhje në mes të ndalimit të vizitës së patriarkut Porfirije në Kosovë dhe sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. “Harroni heqjen e sanksioneve, Stano për ndalimin e hyrjes së Porfirie” është titulli që portali “ntv.al” ka publikuar më 15 maj.  Por çka nuk shkon me këtë titull? Artikulli i vetë […]

Artikulli i vitit 2022 për kërkesë të punëtorëve në Zvicër, paraqitet rrejshëm si aktual

Shkroi: Fatbardh Dema “Dëshironi të punoni në Zvicër? Momentalisht kërkohen mijra puntorë..”, mban titullin një artikull i publikuar dje (14 maj). Artikulli u publikua në median sociale Facebook nga faqja e portalit “kercova.net”. Çka nuk shkon me këtë artikull? Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se artikulli i publikuar nga portali i lartcekur, është […]

Pretendohet rrejshëm se Edi Rama ka mbajtur tubim në Greqi pa pëlqimin e autoriteteve greke

Shkroi: Fatbardh Dema U pretendua se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një tubim në Greqi pa pëlqimin e autoriteteve greke. Kjo përmbajtje u publikua sot (13 maj) nga një llogari në median sociale “Telegram” me përmbajtje në gjuhën serbe. Çka nuk shkon me këtë pretendim? Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, […]

Deklarata nga Serwer nuk ishte për Kosovën e Serbinë, por për Lajçakun e Escobarin

Shkroi: Fatbardh Dema “E nisën të gjithë keq dhe përfundoi edhe më keq Daniel Serwer për Kosovën dhe Serbinë” është mbishkrimi i vendosur, një imazhi të publikuar, që shfaq fotografinë e profesorit amerikan Daniel Serwer. Ky imazh është postuar sot (11 maj) në Facebook në faqen e portalit informativ të televizionit “ntv.al”, të cilit i […]

Britania e Madhe nuk iu është bashkuar vendeve që po kushtëzojnë anëtarësimin e Kosovës në KiE, me themelimin e Asociacionit

Shkroi: Etrit Rexhepi “Edhe Britania e Madhe kushtezon Kosoven per ne Keshillin Europian – Asociacioni duhet tani” është mbishkrimi i vendosur, një imazhi të publikuar, që shfaq delegacinon e Britanisë së Madhe në OSBE. Ky imazh është publikuar sot (10 maj) në faqen në Facebook të portalit informativ të televizionit “ntv.al” dhe i është bashkangjitur […]

Përmes videos së vjetër pretendohet rrejshëm se xhandarmëria serbe u fut në Kosovë

Shkroi: Endrit Berisha Nëpërmjet një videoje është pretenduar për hyrjen e xhandarmërisë serbe brenda territorit të Kosovës. Videoja është postuar nga faqja “Publiku” në Facebook, më 24 prill, me mbishkrimin “Alarmante-Ushtria serbe futet brenda territorit të Kosovës”.     Çka nuk shkon me këtë video?   Pas verifikimit nga hibrid.info, del se videoja është e vjetër. “Gazeta Metro” […]

Deklarata e një deputeti nxirret si titull i artikullit, pa treguar se nga vjen ajo informatë 

Është publikuar një artikull i titulluar, “Skandal në Dubravë: Të burgosurit po presin deri në 10 ditë për t’u pastruar”.   ÇKA NUK SHKON ME KËTË ARTIKULL? Lajmi është publikuar dje (7 maj), në portalin informativ “kosova-sot.info”, mirëpo hibrid.info ka gjetur se informata e publikuar vjen nga një deklaratë e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Driton […]

Dezinformohet përmes titullit se Albion Rrahmani është transferuar në Serie A

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një artikull, në titullin e të cilit pretendohet se futbollisti nga Kosova, Albion Rrahmani, është transferuar në një nga ekipet e ligës më elitare të Italisë, Serie A. Artikulli i një portali informativ, “futbolli.al” është publikuar (2 maj), nga një faqe në Facebook, me emrin “Serie A Shqip”. Hibrid.info ka […]