info@hibrid.info

Pretendohet rrejshëm se PK-ja arrestoi pa arsye të miturit serbë në veri dhe nuk informoi prindërit

Shkroi: Fatbardh Dema Kanali në gjuhën serbe në Telegram “БУНКЕР” (BUNKER) me 6 mars publikoi një pretendim se autoritetet kosovare kishin arrestuar fëmijë të mitur pa asnjë arsye dhe pa informuar prindërit e tyre. Ky pretendim u shpërnda më pas edhe në rrjetin social X (ish-Twitter) nga një llogari në gjuhën serbe. Megjithatë, pas një […]

Gjatë tensioneve në Parlamentin e Serbisë s’pati thirrje “UÇK, UÇK”

Shkroi: Fatbardh Dema Është pretenduar se në mesin e tensioneve në Parlamentin e Serbisë të martën (4 mars) ka pasur thirrje “UÇK, UÇK”. Pretendimi u bë nëpërmjet një videoje nga tensionet. “Në Parlamentin e Serbisë ndegjohen thirrjet UÇK, UÇK”, është mbishkrimi i vendosur në videon e publikuar nga “Al-Press” në Facebook më 5 mars. E […]

Pretendohet rrejshëm për ndarje nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët

Shkroi: Etrit Rexhepi Nëpërmjet një publikimi në TikTok është pretenduar se Qeveria ka vendosur t’i ndajë “edhe nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët deri në 16 vjeç”. Pretendimi u bë në formë të mbishkrimit në një postim nga llogaria “fbi3039” në TikTok më 24 shkurt. Çka nuk shkon me këtë pretendim? Pas hulumtimit të […]

Prokuroria nuk ka konfirmuar se pajisja përgjuese që u gjet në veturën e Kajtazit është e AKI-së

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një artikull i titulluar, “Prokuroria e konfirmon se pajisja përgjuese që u gjet në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi është e AKI-së”. Ky artikull (i arkivuar) është publikuar dje (19 shkurt) nga mediumi “periskopi.com”. Çka nuk është në rregull me artikullin? Hibrid.info ka gjetur se pretendimi për konfirmimin e këtij lajmi […]

Pretendohet pa fakte se Thaçi po lufton me jetën pas problemeve shëndetësore

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një imazh ku shfaqet portreti i Hashim Thaçit, ish-presidentit të Kosovës, me mbishkrimin që pretendon se ai po lufton për jetën për shkak të problemeve shëndetësore. Kjo përmbajtje është publikuar dje (18 shkurt) në TikTok nga një llogari me emrin “pogra..2”. A është i vërtetë pretendimi? Në bazë të raportimeve në […]

Vuçiqi nuk ka kërkuar koalicion mes partive opozitare dhe Listës Serbe

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një imazh që shfaq Aleksandar Vuçiqin, presidentin e Serbisë, me një mbishkrim që pretendon se ai po këmbëngul për një koalicion mes partive opozitare në Kosovë, së bashku me Listën Serbe (LS), por pa Lëvizjen Vetëvendosje (LVV). Kjo përmbajtje u publikua gjashtë ditë më parë në TikTok nga një llogari […]

Përmes një videoje të vjetër pretendohet rrejshëm se Kurti vizitoi Listën Serbe për t’u koordinuar për formimin e qeverisë

Shkroi: Fatbardh Dema U publikua një imazh ku shihet kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe prapa tij zyrat e Listës Serbe në Leposaviç. Përmes këtij postimi pretendohet se Kurti ka vizituar Listën Serbe në Veri të Mitrovicës për t’u koordinuar me këtë subjekt politik për formimin e qeverisë. Postimi u […]

Petkoviqi dezinformon se po tentohet të tjetërsohet vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e 9 shkurtit

Shkroi: Festim Rizanaj Përmes një reagimi në rrjetin social X, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka hedhur pretendime se në Kosovë po tentohet të tjetërsohet vullneti i qytetarëve i shprehur me votë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai pretendon se votat e Listës Serbe në këto zgjedhje nuk përputhen […]

Translate »