[email protected]

Imazhi i vjetër i Vlora Çitakut në Kishën Ortodokse në Prizren paraqitet rrejshëm si vizitë e saj aktuale në Manastirin e Deçanit

Shkroi: Etrit Rexhepi Një llogari me emrin “Fleta Press” ka publikuar (30 mars) një imazh në Facebook, ku shfaqet nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në hyrje të një objekti fetar ortodoks. Autori i këtij publikimi i ka vendosur mbishkrimin “Sekretarja e PDK-së znj.Vlora Çitaku ishte për vizitë në Manastirin e Deçanit,si duket […]

Imazhi që shfaq kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të shtrirë në spital, është i gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Faqja në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe “The Reis” ka publikuar një imazh në të cilin paraqitet kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i shtrirë në një shtrat në ambiente të një spitali. Kjo faqe, këtij imazhi i ka vënë mbishkrimin “Hini operacion…..kasapi”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se imazhi nuk […]

Deklarata e vitit të kaluar nga Vuçiq paraqitet si lajm aktual

Shkroi: Etrit Rexhepi Një llogari në Facebook me emrin “Fleta Press” ka publikuar dje (29 mars) një imazh, ku paraqitet presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, me mbishkrimin vendosur fotografisë, që paraqet deklaratën e tij, “Kurti e refuzoi Asociacionin edhe pse insistuam”. Llogaria në fjalë i ka vendosur këtij publikimi mbishkrimin që pretendon se përmbajtja në fjalë […]

Nuk ekzistojnë pamje që shfaqin momente lidhur me vdekjen e foshnjes 10 muajshe në Britani të Madhe

Shkroi: Etrit Rexhepi Disa faqe në Facebook kanë publikuar sot (29 mars) një imazh të cilit i kanë vendosur mbishkrimin “E rëndë, ρrindërit rrahin për υdekje foshnjën 10 muajshe / shiko videon e plote ne komentin e pare”. Imazhit i është bashkangjitur në koment, vegëza e artikullit që ka raportuar ngjarjen, i publikuar nga një […]

Pretendim i rremë për vrasjen e një gjenerali të NATO-s në Ukrainë

Shkroi: Etrit Rexhepi Faqja në Facebook me emrin “The Reis” ka publikuar dje (27 mars) një status ku shkruhet “Burimet lokale raportojnë se një gjeneral i lartë i NATO-s është vrarë në Ukrainë.”. Pas verifikimit nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë burim kredibil, i cili konfirmon pretendimin në këtë status. Faktin që ky pretendim fillimisht […]

Pretendim i rremë për deklarim të publicistit Shkelzen Maliqi, se 007 janë futur në veri të Kosovës

Portali informativ “ntv.al” ka publikuar dje (26 mars) një artikull të titulluar “007 janë futur në veri të Kosovës, Kurti majtist i modës së vjetër”. Pas hulumtimit brenda përmbajtjes, hibrid.info ka gjetur se artikulli bën fjalë për një intervistë të publicistit, Shkelzen Maliqi, dhënë për gazetën në gjuhën serbe, “danas.rs”. Por, hibrid.info ka gjetur se […]

Publikohet si aktual, lajmi i vjetër për ndalimin e hyrjes së Petar Petkoviqit në Kosovë

Shkroi: Etrit Rexhepi Një faqe në Facebook me emrin “Mbeshtetesit e Albin Kurtit”  ka publikuar (24 mars) një imazh të drejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq me mbishkrimin që paraqet deklaratën e tij, “Albin Kurti edhe sot ma ndaloi hyrjen në Kosovë”. Por pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është gjetur […]

Ri-publikohet fotografia e montuar, që shfaq kryeministrin Kurti në takim me ish-kryeministrin serb Koshtunica

Një llogari në Facebook me emrin “Shemsi Pllana” ka publikuar një imazh, që paraqiten në prani të njëri tjetrit Albin Kurti, kryeministri e Kosovës me ish-kryeministrin e Serbisë, Vojisllav Koshtunica. Imazhi është publikuar në një grup publik në Facebook, me 4 mijë e 600 anëtarë, që mban emrin “Diaspora me PDK” (shih këtu). Pas hulumtimit […]

Ambasadori Hill nuk ka thënë se SHBA-të janë pishman që bombarduan Serbinë

Portali informativ me emrin “ntv.al” ka publikuar sot (22 mars) një artikull, me titull “SHBA pishman që bombardoi Serbinë, deklarata e madhe e ambasadorit Hill”. Pas verifikimit të përmbajtjes së artikullit nga hibrid.info, është gjetur se informacioni i dhënë në titull, që pretendon se SHBA-të janë penduar për bombardimin e Serbisë, paraqet interpretimin e një […]

Pretendohet rrejshëm se pamjet paraqesin shërbimin ushtarak në Kiev, duke rekrutuar me forcë një qytetar ukrainas

Faqja në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe “The Reis” ka publikuar një video-material me pretendimin se pamjet paraqesin shërbimin ushtarak në Kiev (Ukrainë) duke rekrutuar me forcë një qytetar. Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është gjetur video-materiali i njëjtë i publikuar në mediat online në Ukrainë, ku thuhet se nuk dihen shkaqet e […]