info@hibrid.info

Ministria e Jashtme ruse përkujton fushatën e NATO-s me imazh nga lufta në Irak

Shkroi: Fatbardh Dema Ministria e Punëve të Jashtme ruse, në llogarinë zyrtare në X (ish-Twitter), ka bërë sot (24 mars) një postim lidhur me 26-vjetorin e fushatës ajrore të NATO-s. Në këtë postim, fushata ajrore e vitit 1999 është përshkruar si një akt agresioni ndaj Jugosllavisë. Çka nuk shkon me këtë postim? Fotografia e përdorur […]

Autobusi i kombëtares së Islandës nuk është dëmtuar nga tifozët në Prishtinë

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një video-material me pamje të një rruge që çon në drejtim të stadiumit, Fadil Vokrri, në Prishtinë, me pretendimin se është dëmtuar autobusi i kombëtares së Islandës nga disa tifozë shtetas të Kosovës. Kjo përmbajtje është publikuar dje (20 mars) në TikTok nga një llogari me emrin, “focusprishtina”. A është i […]

S’ka pasur deklarata prej zyrtarëve të NATO-s se Kosova do të futet në BE më shpejt se Shqipëria

Shkroi: Etrit Rexhepi Nëpërmjet një publikimi në median sociale TikTok është pretenduar se “komandanti i NATO-s ka deklaruar se Kosova do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian më shpejt se Shqipëria”. Mbishkrimi me këtë pretendim i është vendosur një fotografie nga takimi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark […]

Marigona Geci nuk ka thënë se LDK-ja do ta votojë qeverinë e Kurtit

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një postimi pretendohet se kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Marigona Geci, është shprehur se ky subjekt politik do ta votojë qeverinë e Albin Kurtit. Postimi u publikua në Facebook nga faqja që mban emrin “75% për Albinin”. E vërteta? Pas hulumtimit të kryer online, hibrid.info […]

Pretendohet rrejshëm se Ragip Xhaka i ka marrë vetëm 34 vota në zgjedhje

Shkroi: Fatbardh Dema Është pretenduar nëpërmjet një postimi në Facebook se kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Ragip Xhaka, në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit i ka marrë vetëm 34 vota. “Kështu është kur ta krahasosh Albinin me Serbinë, as familja jote nuk të votojnë të gjithë!” shkruhet në postimin e llogarisë […]

Paracetamol P-500 nuk përmban virusin “Machupo” dhe nuk shitet në Kosovë

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një imazh ku shfaqen barna të llojit Paracetamol P-500, mbishkrimin e së cilës sugjerohet se këto tableta nuk duhet përdorur, pasi pretendohet se përmbajnë virusin Machupo. Përmbajtja është gjetur e publikuar (12 janar) në një faqe në Facebook, me emrin “Kosova Channel”. Cila është e vërteta? Hibrid.info ka gjetur se barnat […]

Pretendohet rrejshëm se njëri nga personat afër Titos ishte babai i Luan Gacaferit

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një fotografie në të cilën shihet presidenti i Jugosllavisë i viteve 1953-1980, Josip Broz Tito me disa persona, pretendohet se njëri nga ta është Ibrahim Gacaferi, babai i kandidatit për deputet nga koalicioni LVV-Lista Guxo-Alternativa, Luan Gacaferi. Ky pretendim u publikua në Facebook nga faqet “Universal” dhe “Plus Media”, e më […]

Pretendim i rremë se PDK ka siguruar 93.82% të votave nga jashtë Kosovës

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një video-material me mbishkrimin që pretendon se portalet kanë raportuar se nga votat e mërgatës, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 93.82% të votave. Kjo përmbajtje është publikuar dje (11 shkurt) në TikTok nga një llogari me emrin “hipphop.al”. Tutje në mbishkrim pretendohet se me këtë rezultat, PDK do të […]

Translate »