info@hibrid.info

Video e vjetër e Faton Hajrizit shfaqet si aktuale me pretendimin se ai është i gjallë

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet video-materiali që pretendon se shfaq të dyshuarin për vrasjen e një polici serb, Faton Hajrizin teksa flet, disa ditë pas njoftimit nga shteti serb se i njëjti është vrarë. Videoja ku Hajrizi dëgjohet të thotë se “është gjallë” është publikuar dje (31 korrik) në Facebook nga një faqe me emrin “Gjilani”. […]

Mediumi brazilian pretendon pasaktë se Akil Gjakova rrezikon të arrestohet pas kthimit në Kosovë

Shkroi: Fatbardh Dema Mediumi brazilian “Metropoles.com” me datë 30 korrik përmes një artikulli ka pretenduar se xhudisti kosovar, Akil Gjakova, rrezikon të arrestohet nga Policia e Kosovës, pasi të kthehet nga Parisi ku po zhvillohen Lojërat Oplimpike. Ky medium pretendon se Policia e Kosovës ka lëshuar fletarrest për xhudistin kosovar dhe se ai është në […]

Publikohet artikull i paverifikuar për pretendimin se dy portale në Kosovë janë në shërbim të regjimit serb

Shkroi: Festim Rizanaj Radio Televizioni i Kosovës (RTK), edicioni online, ka publikuar një artikull dje (22 korrik), duke iu referuar mediumit nga Bosnja e Hercegovina, “Slobodna-Bosna.ba”, me pretendimin e pa verifikuar se dy portale (mediume) informative të regjistruara në Kosovë, saktësisht “Periskopi.com” dhe “Nacionale.com”, janë të financuara nga struktura të Serbisë. Ky pretendim është bërë […]

Mediumi në gjuhën serbe pretendon pa bazë se Artan Hajrizi u arratis nga burgu në Kosovë

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një artikull që pretendon se Artan Hajrizi, i dyshuar për vrasjen e një polici serb në Serbi, ishte arratisur nga burgu në Kosovë para 15 ditësh. Lajmi është publikuar sot (18 korrik) nga mediumi në gjuhën serbe, “kurir.rs”. Çka gjeti hibrid.info? Artan Hajrizi nuk u arratis nga burgu në Kosovë. […]

Pretendim pa fakte se konfiskohet pompa e derivateve e Milan Radoiçiqit

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një artikull i titulluar “I konfiskohet pompa e derivateve Milan Radojçiqit”. Ky tekst është publikuar dje (16 korrik) nga portali i agjencisë së lajmeve “KosovaPress.com”. Cila është e vërteta? Sipas konfirmimeve nga institucionet zyrtare shtetërore, dje i është ndërprerë veprimtaria tre pompave të derivateve në dy komuna të veriut (1 në […]

Papa Françesku nuk e ka përshëndetur kombëtaren shqiptare me simbolin e shqiponjës dykrenare, fotografia është e vjetër

Shkroi: Festim Rizanaj Nëpërmjet një fotografie të publikuar ku shihet Papa Francesku duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dy krenare, u pretendua se ai ka përshëndetur kombëtaren shqiptare në futboll. Ky pretendim erdhi nga disa media në gjuhën shqipe. E vërteta? Fotografia e Papa Françeskut ku shihet duke bërë me duar simbolin e shqiponjës […]

Mourinho nuk ka shkruar në Twitter për Kombëtaren e Shqipërisë, llogaria nuk është zyrtare

Shkroi: Endrit Berisha Është pretenduar se trajneri portugez, Jose Mourinho ka lavdëruar në një postim në Twitter kombëtaren shqiptare të futbollit për paraqitjet në Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Pretendimi është publikuar nga mediume të shumta në gjuhën shqipe të enjten (20 qershor) dhe të premten (21 qershor). Por cila është e vërteta për këtë postim? […]

Pamjet nuk paraqesin “Tifozat Kuq e Zi” në Dortmund, videoja u realizua në Tiranë

Shkroi: Etrit Rexhepi Jemi në ditën e 5 të Kampionatit Evropian që po zhvillohet në Gjermani, dhe materiale manipuluese të ndërlidhura me këtë ngjarje po shfaqen çdo ditë. Së fundmi është shfaqur një video-material në rrjete sociale, përmes së cilës pretendohet se janë pamje të “Tifozave Kuq e Zi” në Dortmund, në Euro 2024. Video-materialin […]

Translate »