info@hibrid.info

Rruga Prishtinë – Mitrovicë nuk u përfundua brenda një viti, siç kishte deklaruar Durmishi

Shkroi: Etrit Rexhepi “Rruga Prishtinë – Mitrovicë do të përfundoj brenda afatit prej 12 muajve”. Kështu shkruhej në përshkrimin e një video-materiali të publikuar më 8 shkurt, 2024, në llogarinë e Hysen Durmishit, zëvendësministrit të Infrastrukturës në Facebook. A përfundoi realizimi i kësaj rruge brenda këtij afati? Hibrid.info ka gjetur se një pjesë e rrugës […]

Lavrovi risjell krahasimin e pabazë të Kosovës me Krimenë dhe Donbasin

Shkroi: Festim Rizanaj Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, gjatë një takimi me krerët e misioneve diplomatike të akredituar në Moskë në tryezën e rrumbullakët të ambasadorëve, pretendoi se Perëndimi përdor standarde të dyfishta në trajtimin e çështjeve ndërkombëtare. Ai theksoi se parimi i vetëvendosjes së popujve u aplikua për Kosovën për të justifikuar […]

Fëmijët e familjeve në nevojë nuk u liruan nga pagesa për edukimin parafillor, siç u premtua

Shkroi: Etrit Rexhepi      Largimin e pagesës për edukimin e hershëm parashkollor në çdo komunë për fëmijët që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta ekonomike e kishte premtuar Lëvizja Vetëvendosje (LVV). Ky premtim ishte theksuar edhe nga Albin Kurti, kandidati i LVV-së për kryeministër në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021, në të cilat […]

Jo të gjitha rrugët janë të kalueshme, siç pretendon zëvendësministri Durmishi

Shkroi: Etrit Rexhepi Sipas Hysen Durmishit, zëvendësministër i Infrastrukturës, pas reshjeve të dëborës në Kosovë, të gjitha rrugët që janë përgjegjësi e ministrisë, janë të hapura. Kjo u potencua sot (25 dhjetor) në një status të publikuar në llogarinë e tij në Facebook. Po ashtu, edhe në një komunikatë të publikuar më 24 dhjetor, në […]

Petar Petkoviqi pretendon pa bazë se varrezat serbe në Gjilan janë dëmtuar nga shqiptarët

Shkroi: Festim Rizanaj Nëpërmjet disa fotografive të publikuara në Instagram (13 dhjetor), Manastiri i Draganacit pretendon se janë dëmtuar varrezat e komunitet serb në Gjilan. Përkundër faktit se ky manastir nuk aludon në përkatësinë etnike të kryesit apo kryerësve të veprës, Petar Petkoviq, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka pretenduar se […]

Zv/ministri i Arsimit pa argumente tenton të ndërlidhë kryetarin Muhaxheri me biznesmenin serb Kariq

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një postimi në median sociale Facebook po tentohet të bëhet një ndërlidhje mes kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe biznesmenit serb, Bogolub Kariq (Bogoljub Karić). Media në gjuhën serbe “Kurir.rs”, më 8 dhjetor 2024, publikoi një artikull përmes të cilit pretendonte se Bogolub Kariq po ndërton qendër tregtare në […]

Ministri Aliu pretendon pasaktësisht se përfundoi zgjerimi i rrugës Gjilan-Bujanoc

Shkroi: Etrit Rexhepi Liburn Aliu, ministri i Infrastrukturës njoftoi se është përuruar rruga Gjilan-Bujanoc, me anë të një postimi në Facebook me datën 7 dhjetor. Në postim tregohej se projekti në vlerë prej 3 milionë eurosh përveç rrugës me gjatësi 2900m me katër korsi përfshinë edhe shirit të biciklistëve, trotuar në të dyja anët, kanalizim […]

Kryeministri i Serbisë pa fakte e quan regji të Kurtit shpërthimin në “Ibër-Lepenc” dhe ndalimin e deputetëve të Listës Serbe

Shkoi: Festim Rizanaj “Vuceviq: Regji e dobët e Albin Kurtit, Serbia insiston në hetim ndërkombëtar”, mban titullin një artikull i publikuar nga mediumi publik në Serbi, “rts.rs”. Në këtë artikull, kryeministri  Serbisë, Millosh Vuçeviq, citohet të ketë thënë se shpërthimi në kanalin e ujit të “Ibër-Lepencit” në Zubin Potok më 29 nëntor dhe ndalimi i […]

Translate »