info@hibrid.info
Flamuri i UÇK-së nuk është vendosur për pritjen e Rutte-s, gjendet aty nga 2021-ta
shape
shape
shape

Shkroi: Festim Rizanaj

Mediumi rus “Sputnik”, shërbimi në gjuhën serbe, ka publikuar një artikull më 11 mars, me titull, “Shqiptarët në Prishtinë e presin kreun e NATO-s me flamujt e UÇK-së dhe të Dardanisë”.

Sipas këtij mediumi, në prag të vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Prishtinë, “përpara presidencës së institucioneve të Prishtinës janë vendosur, përveç flamurit të Kosovës dhe i NATO-s, edhe flamujt e Dardanisë dhe të UÇK”.

Faktet tregojnë se flamuri i UÇK-së është vendosur nga Partia Socialdemokrate (PSD) që nga viti 2021 dhe nuk ka lidhje me vizitën e Rutte-s.

Pritja e Rutte-s në Presidencë dhe flamujt

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Mark Rutte më 11 mars vizitoi Kosovën, ku takua me presidenten e Republikës së KOsovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Sputnik pretendoi se gjatë pritjes së tij në presidencë u shpalosën flamujt e NATO-s, Kosovës, Dardanisë, si dhe ai i UÇK-së.

Flamuri i UÇK-së është vendosur në oborrin e Presidencës që nga viti 2021 nga PSD-ja dhe nuk ka lidhje me pritjen e Rutte-s gjatë vizitës së tij. (këtu)

Sipas protokollit të pritjes, për ceremoninë vendosen flamujt te dera dhe brenda në dhomën e pritjes. Gjatë pritjes së Rutte-s në Presidencë, janë vërejtur flamuri i Republikës së Kosovës, i NATO-s dhe ai i Presidencës.

Ky flamur përdoret me qëllim që çdo akt që del nga Presidenca të ketë stemën, siç është theksuar në ligjin nr. 03/L/094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, nenit 1, paragrafi 2.


Analiza:

Mediumi rus, shërbimi në gjuhën serbe, ka publikuar një artikull më 11 mars, duke pretenduar se shqiptarët në Prishtinë e kanë pritur kreun e NATO-s me flamujt e  UÇK-së dhe të Dardanisë.

Të dhënat faktike tregojnë se flamuri i UÇK-së është vendosur nga PSD-ja që në vitin 2021 dhe nuk është i lidhur me vizitën e Rutte-s.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info pretendim në fjalë e vlerëson si “manipulim i faktit”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Share With Others

Leave a Reply

Translate »