Faqja në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe “The Reis”, ka publikuar sot (2 prill) një fotografi në të cilën shihet një qen duke e mbajtur në gojë një foshnje.
Me anë të kësaj fotografie, faqja e lartcekur pretendon se ajo është realizuar në Gaza dhe se “qentë hanë trupat e fëmijëve që nxjerrin nga rrënojat”.
Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se fotografia është e vjetër dhe se e njëjta qarkullon në internet që nga viti 2017.
Në një postim tjetër të publikuar në Facebook nga një llogari, thuhet se pamjet janë realizuar në Bangladesh.
Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “The Reis”:

Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVid”, hibrid.info ka arritur të gjejë fotografinë e njëjtë të publikuar në një ueb-faqe (forum) në gjuhën turke “hisse.net”, në shkurt të vitit 2017. (shih këtu)

Pas kërkimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur fotografinë e njëjtë të publikuar nga një llogari në Facebook, në të cilën thuhet se është realizuar në Bangladesh, më saktësisht para Kolegjit Mjekësor “Mymensingh”. (shih këtu)

Analiza:
Një faqe në Facebook ka publikuar një fotografia që shfaq një qen duke mbajtur me gojë një foshnje, e cila qarkullon në internet që nga viti 2017. Me anë të kësaj fotografie ngritet pretendimi se ajo është realizuar në Gaza.
Gjithashtu, pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është gjetur e njëjta fotografi e publikuar në Facebook, në përshkrimin e saj thuhet se ajo është realizuar në Bangladesh.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim të faqes “The Reis” si “Përmbajtje e pa verifikuar” dhe “Dezinformatë”.
Arsyetimi:
Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.
Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.