info@hibrid.info
Imazhi nuk paraqet njërin nga sulmuesit e vrarë në veri të Kosovës, por një ushtar rus të vrarë në Ukrainë
shape
shape
shape

Disa faqe në Facebook kanë publikuar sot (24 shtator) një fotografi në të cilën shihet një trup i pajetë i një ushtari, që mban mbishkrimin “Foto ekskluzive: Edhe një terrorist serb i vrarë në veri, gjenden dy trupat e tyre”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se imazhi nuk paraqet trupin e pajetë të ndonjërit nga sulmuesit që sot (24 shtator) në veri të vendit sulmuan zyrtarë të Policisë së Kosovës (PK), që si pasojë e saj mbeti i vdekur një pjesëtar i PK-së dhe dy të tjerë u lënduan.

Fotografia në fjalë është gjetur e publikuar në mars të vitit 2022 dhe i përket një ushtari rus, gjatë agresionit të Rusisë në Ukrainë.


Vegëza e postimit në Facebook nga faqet “Gazeta Aktuale” dhe “Shprehu 02”:

https://archive.is/yhRT5

https://archive.is/zgZYA


Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë fotografi, e cila është publikuar nga disa media të huaja në mars të vitit 2022. (shih këtu dhe këtu)

Në fotografinë e publikuar në artikullin e “CNN” me datë 23 mars 2022, shihet qartë se ajo mban mbishkrimin “Kufoma e një ushtari rus i shtrirë në një rrugë në Sytniaky, Ukrainë, më 5 mars”. (shih fotografinë më poshtë)


Analiza:

Disa faqe në Facebook kanë publikuar një fotografi të një ushtari rus të vrarë në Ukrainë gjatë muajit shkurt 2022, me anë të së cilës kanë pretenduar se ajo i përket një “terroristi serb të vrarë në veri”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others

Translate »