[email protected]
Krijohet pretendim tërësisht i pabazuar për përgatitje të Kosovës për sulm ushtarak ndaj Serbisë
shape
shape
shape

Gazeta serbe “Informer.rs” ka publikuar sot (20 tetor) një artikull me pretendimin se Prishtina zyrtare po përgatitet për të sulmuar Serbinë. Artikulli I publikuar nga “Informer.rs” mbanë titullin “PRISHTINA PËRGATITET SERIOZISHT PËR LUFTË! Shqiptarët i kërkojnë NATO-s raketa për të sulmuar Serbinë”.

Artikulli bazohet në një paralajmërim të ambasadorit rus në OKB, Vasiliy Nebenzja, sipas të cilit, Prishtina po kërkon nga vendet perëndimore sisteme raketash me rreze të gjata.

Gazeta serbe pretendimin e saj për përgatitje për sulm të Prishtinës e ndërlidh më deklaratën e ministres së jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila akuzoi Serbinë për ‘përgatitje për luftë’!

Vegëza e artikullit të publikuar në “informer.rs”:

https://informer.rs/vesti/politika/743436/rat-srbija-kosovo-2022

Pjesë të artikullit të publikuar në “informer.rs”:

E ashtuquajtura Qeveria e Shiptarit në Prishtinë, me sa duket, po përgatitet seriozisht për luftë dhe kërkon që Perëndimi t’u dorëzojë sisteme raketore me rreze të mesme veprimi! Me këtë lloj arme, paralajmërojnë ekspertët, shqiptarët mund të sulmojnë çdo vend në Serbi!

Këtë informacion shqetësues e ka bërë të ditur ambasadori rus në OKB, Vasiliy Nebenzja, i cili paralajmëroi se edhe Prishtina po kërkon nga vendet perëndimore sisteme radarësh. Zyrtari rus thekson se kërkesa të tilla të të ashtuquajturës qeveri të Albin Kurtit tregojnë se qëllimet e tyre nuk janë aspak paqësore!

Se shteti i rremë po planifikon seriozisht të armatoset, e vërtetoi indirekt edhe e ashtuquajtura ‘shefe e diplomacisë së Kosovës’, Donika Gervala Schwarz , e cila akuzoi Serbinë për ‘përgatitje për luftë’!?!


Mediumi serb e deklaratën e ambasadorit rus në OKB, për blerjen e radarëve, interpreton në mënyrë tendencioze si përgatitje të Prishtinës për sulm ndaj Serbisë. Përkundër faktit që ambasadori veprimet e Prishtinës i vlerëson si jo paqësore, gazeta serbe i interpreton si përgatitje për sulm ndaj Serbisë. (këtu)

Për më tepër, ndërlidhja e deklaratës së ministrisë së jashtme të Kosovës, Gërvalla-Schwarz si përgatitje për sulm të Prishtinës zyrtare nga gazeta serbe paraqitet të jetë një pretendim i pabazuar. Gërvalla-Schwarz në deklaratën e saj e akuzon Serbinë për përgatitje për luftë, e jo që Kosova ka ndonjë synim për ndonjë sulm ndaj Serbisë: (këtu)

Bashkësia ndërkombëtare është alarmuar se ideologjia e “botës serbe” në Ballkan mund të çojë në luftëra të reja. Vuçiq po përgatit agresion ushtarak në Ballkan, sikur Putin në Ukrainë.


Analiza:

E përditshmja serbe “informer” ka publikuar një artikull me pretendimin se Prishtina po përgatitet për të sulmuar Serbinë.

Gazeta pretendimin e ndërlidh me deklaratat e ambasadorit rus në OKB, i cili ka thënë se Kosova ka kërkuar raketa me rreze veprimi nga Perëndimi dhe deklaratën e ministres së jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz e cila e deklaron se Serbia është duke përgatitur për agresion ushtarak.

Në bazë të metodologjisë së punë, hibrid.info, pretendimet e mediumit serb i klasifikon si “teori konspirative”.


Vlerësimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others

Translate »