info@hibrid.info
Lajm i vjetër: Nuk ka vendim të Gjykatës lidhur me shtrenjtimin e rrymës
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “bbcnewsm.com” ka publikuar dje (23 janar) një artikull me titull “LAJMI I FUNDIT: Shtrenjtimi i rrymës, Gjykata merr vendim”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër, i publikuar në qershor të vitit 2022, me titull të i sajuar.

Autori është munduar që me anë të titullit ta paraqesë këtë artikull si aktual, duke e cilësuar si “LAJMI I FUNDIT”.

Në artikull gjendet njoftimi i Gjykata Supreme, i datës 16 qershor (2022), për rrëzimin e vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës lidhur shtyrjen e zbatimit të tarifave të reja të energjisë elektrike. Kjo gjykatë, në vendim e cilësoi si të pabazuar padinë e Partisë Demokratike të Kosovës ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në kohë reale (16 qershor 2022) nga portali “KlanKosova.tv”, i cili edhe është cituar nga portali i dyshimtë “bbcnewsm.com”. (shih këtu)


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “bbcnewsm.com”:

https://bbcnewsm.com/lajmi-i-fundit-shtrenjtimi-i-rrymes-gjykata-merr-vendim/?fbclid=IwAR1ny38RbAXwZ60JiFQgP683lnQWeZzcZzLcKE_G-EnP_YQQDAFGICvdGWE

Artikulli i publikuar nga portali i dyshimtë “bbcnewsm.com” është shpërndarë sot (24 janar) edhe në Facebook nga faqet “Gazeta ALB” dhe “Lajme Fresh24”. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “bbcneësm.com” ka publikuar një artikull të vjetër të qershorit 2022, lidhur me vendimin e Gjykata Supreme, e cila atëkohë kishte rrëzuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës lidhur shtyrjen e zbatimit të tarifave të reja të energjisë elektrike.

Këtë artikull të vjetër, ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë si aktual, duke i vënë në titull cilësimin si “LAJMI I FUNDIT”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »