info@hibrid.info
Lajmi i vjetër për qarkullimin pa kontroll kufitar paraqitet si aktual dhe interpretohet si bashkim Shqipëri-Kosovë
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “analiza.koranews24.com” sot (17 shtator) ka publikuar një artikull me titull “LAJMI MADH: Bashkohet Shqipëria me Kosovën, ‘largohen’ kufijtë midis dy shteteve”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull përmban titull të sajuar i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet lajm i vjetër, i muajit qershor, atëkohë kur gjatë mbledhjes së përbashkët e të dy qeverive (Kosovë – Shqipëri) ishte vendosur që nga 1 qershori deri më 30 shtator të gjithë qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria do të kalojnë në kufijtë e dy vendeve pa pengesa.

Ky portal i dyshimtë këtë artikull të vjetër është munduar ta paraqesë si aktual.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “analiza.koranews24.com”:

https://analiza.koranews24.com/lajme/lajmi-madh-bashkohet-shqiperia-me-kosoven-largohen-kufijte-midis-dy-vendeve/?fbclid=IwAR0_8yc3dldie9oawtMCdgcXsCLLo3AJx-0pq0qWJreuZH8h4Kc1XqhvqXw

Ky artikull është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqja “Analiza”, e cila numëron afër 60 mijë ndjekës (shih këtu)


Për ta qartësuar faktin se ky vendim është i vjetër dhe, se i njëjti do të largohet nga fuqia në fund të muajit shtator, hibrid.info ka arritur të gjejë artikujt e publikuar nga disa media online në kohë reale (qershor) të cilat kanë raportuar lidhur me këtë marrëveshje. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “analiza.koranews24.com” ka publikuar një artikull të vjetër të muajit qershor lidhur me marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për hapjen e kufirit (pa ndalesa) gjatë vikendeve në sezonin veror.

Ky portal i dyshimtë këtë artikull të vjetër është munduar ta paraqesë si aktual duke i vënë edhe titull të sajuar “Bashkohet Shqipëria me Kosovën, ‘largohen’ kufijtë midis dy shteteve”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »