Artikulli me titull “Kërset kallashi në veri të Mitrovicës” është publikuar dje (30 janar) në Facebook nga faqet “Exclusive Albania Today”, “Shqipet” dhe “Feja Ime”.
Ky artikull i shpërndarë nga këto faqe në Facebook është i vjetër, i publikuar nga portali i dyshimtë “gazetaylli.com” me 18 nëntor 2022. (këtu)
Hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, ka arritur të vërtetojë se kjo ngjarje kishte ndodhur me datë 17 nëntor (2022), e që ishte publikuar në disa media online në Kosovë.
Në përmbajtje të këtij artikulli gjendet njoftimi i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), Qendra Rajonale në Mitrovicë atëkohë, i cili përmes një reagimi, kishte njoftuar se “pak para orës 23:00 ishin dëgjuar të shtëna armësh në lagjen ‘Ibri’ në Mitrovicën e veriut”.
Faqet e lartcekura janë munduar që këtë ngjarje të vjetër ta paraqesin si aktuale.
Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook me datë 30 janar nga faqet “Exclusive Albania Today”, “Shqipet” dhe “Feja Ime”:
Hibrid.info ka arritur të gjejë këtë artikull të publikuar në kohë reale (17 nëntor 2022) në disa media online në Kosovë si “Veriu.info”, “Botasot.info” dhe “Gazetainfokus.net”.
Kjo nuk është hera e parë që ky artikull ri-publikohet si aktual. I njëjti ishte publikuar nga faqja “Exclusive Albania Today” dhe “Feja Ime” edhe me datë 16 janar, e që po ashtu ishte trajtuar nga hibrid.info. (shih këtu)
Analiza:
Disa faqe në Facebook kanë publikuar dje (30 janar) një artikull të vjetër të muajit nëntor 2022 lidhur me raportimin për të shtëna armësh në veri të Mitrovicës.
Këto faqe janë munduar që këtë ngjarje të vjetër ta paraqesin si aktuale.
Pas verifikimit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson si “Dezinformatë”.
Arsyetimi:
Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.