Analizë nga EUvsDisinformation
Platforma për luftë kundër dezinformimit, e fokusuar kundër atij që vije nga propaganda ruse, EUvsDisinfo, këtë javë ka vazhduar të hedh trajtojë dezinformimin e Kremlinit dhe sulmet e manipulimit të informacionit kundër solidaritetit evropian me ukrainasit. Për më tepër, makineria propagandistike e Kremlinit vazhdon sulmet e saj kundër liderëve të BE-së. Këtë herë përfaqësuesi i lartë i Bashkimi Evropian (BE), Josep Borrell, është në shënjestrën e propagandës së Kremlinit.
Gënjeshtrat dhe raketat vazhdojnë të terrorizojnë civilët ukrainas
Rusia vazhdon të terrorizojë popullsinë civile të Ukrainës (shih këtu) me sulme me raketa kundër infrastrukturës civile për t’i bërë jetët të patolerueshme gjatë muajve të ashpër të dimrit dhe për t’i detyruar ata të largohen nga shtëpitë e tyre. Në të njëjtën kohë, ekosistemi i dezinformimit pro-Kremlinit po i synon në mënyrë proaktive edhe audiencwn nw vendet e mundshme pranuese të refugjatëve të tjerë ukrainas në Perëndim, si dhe në Azinë Qendrore.
Bombardimi i dezinformatave përfshin narrative që pretendojnë se ukrainasit nuk janë të mirëpritur ose se ata që tashmë banojnë në këto vende duhet të largohen. Informacioni i manipuluar përfshin reklama të rreme në YouTube (shih këtu) dhe fotografi me grafitë të manipuluara/ndryshuara (shih këtu) në zonat kryesore urbane evropiane (shih trajtimin e mëparshëm të Myth Detector (këtu)). Synimi është të krijohet një përshtypje e rreme se vendasit në vendet përfituese po bëjnë thirrje që ukrainasit të largohen ose se ata e shohin mbështetjen për Ukrainën si një barrë.
Gënjeshtra si këto tentojnë të ngjallin frikë dhe intolerancë ndaj ukrainasve në vendet e synuara anembanë Evropës. Ata gjithashtu përpiqen të gërryejnë mbështetjen popullore për Ukrainën në Perëndim, e cila është e nevojshme për të mbështetur ndihmën ushtarake dhe financiare të qeverive për Ukrainën. Për më tepër, propagandistët e Kremlinit duan të bindin ukrainasit se mbështetja perëndimore për ta po bie.
Këto rrëfime janë pjesë e fushatës cinike dhe të keqe të Kremlinit për të dëmtuar fizikisht dhe mendërisht ukrainasit – fizikisht përmes shkatërrimit të shtëpive dhe infrastrukturës për energji elektrike, ngrohje dhe ujë, dhe mendërisht duke shkatërruar shpresat dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës. Është dezinformim i gërshetuar në strukturën e luftës psikologjike. Lufta totale sipas librit modern të Kremlinit.
Me shpresën se një pjesë e saj do të qëndrojë
Propagandistët e Kremlinit kanë një zakon të neveritshëm që të hedhin baltë nga gjiri i tyre kudo me shpresën se të paktën një pjesë e saj do të ngjitet. Taktika është po aq e vjetër sa tërheqja njerëzore ndaj thashethemeve për skandale.
Fushata e shpifjeve që synonte zyrtarët e nivelit të lartë të BE-së përfshinte një përpjekje për të lidhur (këtu) Borrellin me hetimin në vazhdim të korrupsionit në Parlamentin Evropian. Ai sulm përdori një taktikë të njohur, dhe të lirë, të përdorimit të citimeve jashtë kontekstit ose mashtruese në një përpjekje për të mbjellë konfuzion.
Këto pretendime bëhen nga propaganda pro-Kremlin në kohën kur Rusia vazhdon të jetë ndër vendet më të korruptuara (këtu) në botë. Dezinformimi si ai i mësipërm është një përpjekje e ekosistemit të dezinformimit pro-Kremlinit për të larguar vëmendjen nga problemet e veta duke fajësuar të tjerët.
Përpjekje të mëtejshme pro-Kremlinit për të mashtruar gjatë kësaj jave:
- Islamistët radikalë që shkojnë nga Siria në Ukrainë për të luftuar për Kievin. Jo, thjesht nuk ka asnjë provë për këtë pretendim. Sidoqoftë, ka shumë prova të dezinformusve pro-Kremlinit që përpiqen të diskreditojnë dhe njollosin përpjekjet legjitime të vetëmbrojtjes së Ukrainës, duke u përpjekur t’i bashkojnë ato përpjekje me imazhe negative psikologjikisht të forta, si terrorizmi dhe nazizmi. Kjo taktikë e përsëritur është një përpjekje tjetër e Kremlinit për t’ia shitur luftën e tyre të paligjshme në Ukrainë audiencës brenda dhe jashtë vendit.
- Mbretëria e Bashkuar po ndërton një koalicion anti-rus duke përdorur vasalë. Ky tropik i dezinformimit pro-Kremlinit përpiqet të ndikojë tek audienca në dy mënyra të ndryshme: para së gjithash, duke thirrur narrativën e mirënjohur se “Anglo-Saksonët janë pas gjithçkaje“; dhe së dyti duke nënkuptuar se shtetet baltike dhe Polonia kanë kufizuar apo edhe humbur sovranitetin dhe shërbejnë vetëm si marioneta të fuqive të jashtme. Me dezinformata të tilla si ky, propagandistët pro-Kremlinit bëjnë një lojë “Hail Mary” për të krijuar një pykë midis kombeve tradicionalisht miqësore perëndimore dhe për të shmangur çdo faj për gjendjen aktuale të punëve midis Rusisë dhe vendeve perëndimore.
- Kontraktorët amerikanë ndihmojnë në përgatitjen e provokimeve kimike në Ukrainë. Narrativa dezinformuese të shumëfishta, si këto, tentojnë të justifikojnë pushtimin e paligjshëm të Ukrainës nga Rusia, duke pretenduar ekzistencën dhe përdorimin e mundshëm të armëve ABC (shih gjithashtu këtu dhe këtu) nga Ukraina me ndihmën e kombeve perëndimore. Për më tepër, pretendime të tilla gjithashtu tentojnë të nxisin tabu të forta që lidhen me armë të tilla në një përpjekje për të njollosur armiqtë e Kremlinit. Së fundmi, dhe më shqetësuesja, pretendime të tilla mund të luajnë gjithashtu një rol në përgatitjen e mjedisit të informacionit dhe të ngrenë flamuj të rremë për mbulimin e një përdorimi të mundshëm të parë të armëve të tilla nga forcat pushtuese ruse në Ukrainë.