info@hibrid.info
Nga Qeveria e Serbisë pretendohet pa fakte se po synohet dëbimi i serbëve nga Kosova
shape
shape
shape

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka lëshuar një komunikatë lidhur me grabitjen e një shtëpie në Graçanicë, e që sipas tyre, përgjegjës për këtë janë shqiptarët.

Kjo zyrë shkon tutje lidhur me këtë incident, duke pretenduar pa fakte se llojet e këtyre incidenteve bëhen me qëllim të shqetësimit, frikësimit dhe dëbimit të serbëve nga shtëpitë e tyre shekullore.

Në këtë komunikatë, kjo zyrë nuk ofron asnjë fakt që mbështetë pretendimin e bërë, pasi nuk dihet ende se kush e kreu këtë grabitje.


Pjesë nga komunikata e Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, e përkthyer në gjuhën shqipe:

Me grabitjen e shtëpisë së Dragoljub Steviqit nga Graçanica, rrezikohet drejtpërdrejt ekzistenca e kësaj familje. Në shtëpi janë vjedhur paratë që ky mikpritës mbante për mjekim, si dhe janë zhdukur edhe sende të tjera me vlerë. Kjo është hera e dytë që familja Stevic vihet në shënjestër të hajdutëve.

Ky është një tjetër incident në serinë e incidenteve që tregojnë për pozitën e vështirë të popullit serb në Kosovë dhe Metohi, me qëllim të shqetësimit, frikësimit dhe dëbimit të serbëve nga shtëpitë e tyre shekullore.


Vegëza e komunikatës së Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë:

https://www.kim.gov.rs/v4716.php


Këtë komunikatë të kësaj zyre e ka publikuar edhe media online në gjuhën serbe “Kosovo-Online.com”. (shih këtu)


Edhe më parë, institucione shtetërore e fetare serbe, kishin publikuar komunikata të ngjashme, përmes së cilave kanë pretenduar që incidentet në objektet fetare (kisha e manastire) t’i paraqesin si veprime me karakter ndëretnik e ndërfetar. Hibrid.info i ka trajtuar këto raste. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka lëshuar një komunikatë lidhur me grabitjen e një shtëpie në Graçanicë, e që sipas tyre, përgjegjës për këtë janë shqiptarët.

Por, këtë grabitje, kjo zyrë e ndërlidhë pa fakte si rezultat i represionit të komunitetit serb në Kosovë, duke thënë se “Ky është një tjetër incident në serinë e incidenteve që tregojnë për pozitën e vështirë të popullit serb në Kosovë dhe Metohi, me qëllim të shqetësimit, frikësimit dhe dëbimit të serbëve nga shtëpitë e tyre shekullore”.

Të gjitha këto pretendime kjo zyrë i bënë duke mos i mbështetur në asnjë fakt. Për këtë arsye, hibrid.info e vlerëson këtë komunikatë si “Teori Konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others

Translate »