Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Isa Mustafa: ‘Me 250 euro e kalon muajin djali im edhe i teprojnë, e ju po ikni’”.
Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, ky lajm rezulton të jetë i sajuar, i cili ka qarkulluar në portalet e dyshimta në Kosovë. “Kosova-sot.info” e ka krijuar dhe shpërndarë këtë artikull bazuar në një deklaratë të Isa Mustafës, e cila është konstatuar se është e rreme, pasi që nuk është gjetur në asnjë medium kredibil si dhe në profilet zyrtare në rrjetet sociale të kreut të LDK-së.
Teksti i artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:
Isa Mustafa: ‘Me 250 euro e kalon muajin djali im edhe i teprojnë, e ju po ikni’
Në media po qarkullon lajmi, ku Kryetari i LDK,se Isa Mustafa ka deklaruar se familja e tij bëjnë një jetë modeste si çdo shtëpi në Kosovë, madje ai tha se biri i tij Besniku është shumë kursimtar.
Isa tha: “Besniki me 250 euro e kalon krejt muajin, madje edhe i teprojnë disa, po i ruan shumë parat.
Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:
Më poshtë mund të gjeni vegëzat e këtij artikulli të publikuara nga disa portale të dyshimta në Kosovë:
Analiza:
“Kosova-sot.info” ka publikuar një lajm të rremë i cili qarkullon nëpër rrjete sociale nga portalet e dyshimta.
Portali “kosova-sot.info” ka rënë pre e këtyre portaleve të dyshimta, pasi e ka publikuar artikullin e sajuar si të mirëqenë. Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë deklaratë e tillë nga Isa Mustafa dhe ky shkrim kategorizohet si “lajm i rremë”.

Arsyetimi:
Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.