info@hibrid.info
Njoftimi nuk vlen vetëm për shqiptarët në Itali
shape
shape
shape

Faqja në Facebook “Gazeta” ka publikuar dje (17 nëntor) një artikull me titull “Ndodhi e papritura ne Itali, Sapo u dha njoftimi befasues per te gjithe shqiptaret atje”.

Këtë artikull kjo faqe rezulton ta ketë marrë nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Ranknews3.com”, i publikuar më 31 tetor.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje të këtij artikulli flitet për rritjen e inflacionit në Itali, ku bëhet e ditur se indeksi i çmimeve të konsumit është rritur nga 8,9% në 11,9% – niveli më i lartë që nga marsi 1984 – me një rritje ciklike prej 3,5%.

Pra, në këtë artikull nuk ka asnjë njoftim për shqiptarët që jetojnë në Itali, siç pretendohet rrejshëm në titull.


Vegëza e artikullit të publikuar në faqen “Gazeta” në Facebook, e cila numëron mbi 200 mijë ndjekës:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0mo3rzyF8Du8Sqj696zZa5cW4PrzMWs3MkQphmHFLzwSsAmkwnofFdi11FHGkieGPl&id=100044412430177


Artikullin e publikuar nga portali i dyshimtë “Ranknews3.com” me datë 31 tetor mund ta gjeni këtu.


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (29 tetor) nga agjencia e lajmeve “Kosovapress.com”. (shih këtu)


Analiza:

Faqja “Gazeta” në Facebook ka publikuar një artikull me titull të sajuar, duke pretenduar se ka njoftim të papritur për shqiptarët që jetojnë në Itali.

Ndërsa në përmbajtje, artikulli flet për rritjen e inflacionit në shtetin italian. Pra, nuk ka asnjë njoftim që lidhet me shqiptarët që jetojnë në atë shtet.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »