info@hibrid.info
Pamjet nuk paraqesin Policinë e Kosovës duke arrestuar njërin nga sulmuesit në veri, por pjesëtarë të Shërbimit Policor Kombëtar të Bullgarisë
shape
shape
shape

Një video-material u publikua dje (24 shtator) nga disa faqe në gjuhën shqipe në Facebook me pretendimin se pamjet shfaqin pjesëtarë të Policisë së Kosovës duke e arrestuar një nga sulmuesit pas ngjarjeve të ditës së diel në veri të Kosovës.

Megjithatë, pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është arritur të vërtetohet se video-materiali nuk është realizuar në Kosovë dhe se ato pamjet paraqesin pjesëtarë të Shërbimit Policor Kombëtar të Bullgarisë gjatë arrestimit të një personi.


Vegëza e video-materialit të publikuar në Facebook nga faqet “Drenica News” dhe “Realiteti”:

https://archive.is/VXfiu

https://archive.is/kY7y8


Edhe pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit dhe mediave sociale, hibrid.info nuk ka arritur të gjejë videon origjinale.

Pavarësisht kësaj, hibrid.info ka verifikuar elemente tjera në këtë video-material, ku njëra ndër to është logoja në uniformën e një pjesëtari të policisë. Pas verifikimit të kryer përmes “InVID”, është vërtetuar se e njëjta i përket Shërbimit Policor Kombëtar të Bullgarisë. (shih këtu)

Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se logoja që shihet në uniformën e pjesëtarit të policisë në video-material, hibrid.info ka gjetur artikuj të publikuar në media bullgare të cilat kanë raportuar për ngjarje të ndryshme rreth policisë së këtij shteti. (shih këtu dhe këtu)


FOTOGRAFITË KRAHASUESE


Analiza:

Disa faqe në Facebook kanë publikuar një video-material në të cilën shihen pjesëtar të policisë së Bullgarisë me anë të së cilës pretendohet rrejshëm se ata janë pjesëtarë të policisë së Kosovës duke arrestuar një sulmues në veri të Kosovës gjatë ditës së diel.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë video-material si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »