[email protected]
Papa Françesku nuk e ka përshëndetur kombëtaren shqiptare me simbolin e shqiponjës dykrenare, fotografia është e vjetër
shape
shape
shape

Shkroi: Festim Rizanaj

Nëpërmjet një fotografie të publikuar ku shihet Papa Francesku duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dy krenare, u pretendua se ai ka përshëndetur kombëtaren shqiptare në futboll.

Ky pretendim erdhi nga disa media në gjuhën shqipe.

E vërteta?

Fotografia e Papa Françeskut ku shihet duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dy krenare është vjetër dhe nuk ka të bëjë më kombëtaren shqiptare.


Vegëza të artikujve të publikuar në disa media në gjuhën shqipe:

https://archive.is/n1QkA

https://archive.is/ek99Z

https://archive.is/gqubn

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dje (24 qershor) në llogarinë zyrtare në rrjetin social Facebook ka publikuar një fotografi ku shihet Papa Franëesku duke e bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare. Kësaj fotografie Rama i ka vendosur emotikonin e zemrës dhe dy duarve në formë të shqiponjës dy krenare, pa ndonjë pretendim. (këtu)

Disa media, këtë fotografi të Papës e kanë publikuar me pretendimin se ai e ka përshëndetur kombëtaren shqiptare para ndeshjes më Spanjën.


Pjesë të artikullit të publikuar nga mediat në gjuhën shqipe:

Shqipëria u mposht në ndeshjen e fundit të Grupit B nga Spanja. Kuqezinjtë humbën me rezultatin 0-1 ndaj Spanjës, duke mbyllur kështu edhe rrugëtimin në Europian.

Shqiptarët ‘pushtuan’ dje qytetin gjerman, Dusseldorf i cili u kthye i gjithi kuq e zi, ndërkohë që u dëgjuan këngë, daulle dhe u kërcyen valle shqiptare.

Mirëpo një përshëndetje nuk ka munguar as nga Papa Françesku i cili ka bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare.


Çka gjeti hibrid.info lidhur me fotografinë?

Pas kërkimeve të bëra nga hibrid.info, është gjetur se fotografia e Papa Françeskut duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare është e vjetër dhe nuk ka të bëjë me pretendimin në fjalë.

Kjo fotografi është shkrepur nga fotoreporteri Filippo Monteforte për Associated Press (AP) gjatë vizitës së Papës në Poloni në vitin 2016 dhe mbanë mbishkrimin “Papa Françesku takohet me gazetarët gjatë fluturimit për në Poloni, të mërkurën, 27 korrik 2016 për të nisur një vizitë 5-ditore (Pope Francis meets reporters during his flight to Poland, Wednesday, July 27, 2016 to start a 5-day visit)”. (këtu, këtu)


Analiza:

Pretendimi se Papa Françesku ka përshëndetur kombëtaren shqiptare para ndeshjes me Spanjën nuk qëndron për faktin se fotografia është e vjetër.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Përmbajtje e paverifikuar” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Share With Others

Translate »