Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “viralnews40.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se një grua nga Shkodra me banim në Suedi, është në kërkim të një lidhje dashurie.
Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka gjetur imazhet e gruas që është paraqitur si shqiptare nga Shkodra. Bazuar në këtë hulumtim, identiteti i vajzës nuk është arritur të gjendet, por që fotografia është shkëputur nga një video material i huazuar nga disa platforma online për shitje të imazheve.
Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “viralnews40.com”:
Imazhi i kësaj gruaje është gjetur në platforma online për video dhe fotografi si “Shutterstock” dhe “Storyblocks.com”. (shih këtu dhe këtu)


Ky artikull i sajuar, i publikuar nga portali i dyshimtë “viralnews40”, është shpërndarë edhe në median sociale Facebook nga faqja “33shi.com”, e cila numëron afër mbi 40 mijë ndjekës. (shih këtu)

Kjo nuk është hera e parë që ky artikull është publikuar nga portale të dyshimta, pasi që i njëjti ishte postuar edhe në muajin dhjetor të vitit të kaluar, e që gjithashtu ishte verifikuar nga hibrid.info. (shih këtu)
Analiza:
Portal i dyshimtë “viralnews40.com” ka përdorur një imazh të një gruaje të nxjerrë nga një video e publikuar në platforma online si “Shutterstock” dhe “Storyblocks.com”, me anë të së cilës pretendohet rrejshëm se ajo është nga Shkodra dhe është në kërkim të një lidhe dashurie.
Se ky pretendim është i rremë, është vërtetuar pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, pasi bazuar në gjetjet online, kjo grua duket se është një “vlogere” apo person që krijon dhe ndan përmbajtje video në internet.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull të shpërndarë nga portalet e dyshimta si “Mashtrim”.