Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka publikuar sot (07 tetor) një reagim të shefit të saj, Petar Petkoviq, duke e deformuar deklaratën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë (AKS).
Presidentja Osmani, në një konferencë për media gjatë pjesëmarrjes në samitin e liderëve të Komunitetit Politikë Evropian në Pragë, e gjitha që tha rreth AKS-së ishte se në Kosovë nuk do të formohet një asociacion që ngjanë me Republikën Serbe në Bosnje e Hercegovinë (BeH). Ndërsa, pretendimi se e para e Kosovës të ketë thënë se nuk do të formohet fare AKS, del të jetë i pavërtetë.
Vegëza e reagimit të Petkoviqit të publikuar nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë:
Pjesë të reagimit të Petkoviqit të publikuar nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë:
Nëse vërtet duan normalizimin e marrëdhënieve, paqen dhe stabilitetin në Prishtinë, duhet ta kishin formuar shumë kohë më parë Asociacionin e Komunave Serbe, i cili garanton të drejtat kolektive për serbët, në vend të sulmeve çdo ditë në rritje ndaj serbëve, pronës së tyre, madje edhe ndaj varreve tw tyre.
Vetëm në Prishtinë uzurpimi paraqitet si shtet i së drejtës, respektimi i marrëveshjes si paligjshmëri, sepse pikërisht këtë po bën Osmani duke thënë se nuk do ta formojë kurrë ASK-në.
Pretendimet e shefit të zyrës për Kosovën, Petkoviq, se presidentja Osmani ka thënë që kurrë nuk do të formohet ASK-ja nuk qëndrojnë për faktin se ajo nuk e ka thënë një gjë të tillë.
Në konferencën për media që i referohet Petkoviq për pretendimet e tij, Osmani konkretisht thotë se një model i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe që ngjan me “Republikën Srpska” në BeH, nuk duhet të realizohet në Kosovë. (këtu)
Analiza:
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka hedhur pretendimin e pabazë së Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për media në Samitin e Liderëve Politikë Komunitetit Politik Evropian në Pragë ka thënë se kurrë nuk do të formohet Asociacioni i Komunave Serbe (ASK).
Pretendimet e Petkoviqit nuk qëndrojnë për faktin Osmani nuk ka thënë që kurrë nuk do të krijohet ASK-ja, por nuk do të duhej të realizohej një model i ASK-së që ngjan me “Republikën Srpska” në Bosnjë.
Në bazë të metodologjisë së punë, hibrid.info pretendimin e mësipërm e vlerëson si “dezinformatë”.
Arsyetimi:
Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.