info@hibrid.info
Pretendim i pabazë për ekzistimin e një plani të Kurtit për konflikt më 31 tetor
shape
shape
shape

Artikulli me përmbajtje keqinformuese nga mediumi Kurir.rs u korrigjua pas trajtimit nga hibrid.info (shih artikullin e korrigjuar këtu)


Gazeta serbe “Kurir” në ueb-faqen e saj “Kurir.rs” sot (06 shtator)  ka publikuar një artikull ku pretendohet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke përgatit një konflikt të ri më 31 tetor, duke u bërë presion serbëve të Kosovës për ndërrimin e tabelave.

Artikulli mbanë titullin “KURTI PËRGATIT KAOS TË RI MË 31 TETOR? Eksperti shpjegoi: Pagat janë vonuar në Kosovë, kështu që tani po kërcënojnë MAKINAT SERBE”, që bazohet duke keqinterpretuar një analizë.

Në fakt, pretendimi i bërë në titull është nxjerrë nga parashikimi i ekspertit serb të sigurisë, Veroljub Petroniq. Në analizën e tij, Petroniq nuk thotë se Kurti do të krijojë konflikt të ri më 31 tetor, afati i fundit i përcaktuar nga Qeveria e Kosovë për ndërrimin e targave ilegale me ato RKS (këtu).

Hibrid.info në bazë të metodologjisë së punës, vlerëson se këto aludime janë të pabaza dhe se gazeta i interpreton në mënyrë tendencioze.


Vegëza e artikullit të publikuar në të përditshmen serbe “Kurir.rs”:

https://www.kurir.rs/vesti/politika/4004907/aljbin-kurti-sprema-novi-konflikt-od-31-oktobra


Pjesë të artikullit të publikuar në të përditshmen serbe “Kurir.rs” të përkthyer:

Pyetja e madhe është se çfarë do të ndodhë më 31 tetor, pas përfundimit të afatit, nëse do të drejtohen për konfiskimin e atyre automjeteve që nuk janë riregjistruar. Ky është shkas i radhës që Kurti mund të përdorë për të krijuar një konflikt politik. Narrativa nga Prishtina është e gabuar, sepse kriminalizon tërë veriun – thotë Petroniq.

Dje shumë në institucionet shtetërore nuk i morën pagat dhe kjo është dëshmi e krizës se institucionet e Prishtinës kanë rënë në kurthin e tyre, thotë Petroniq.


Interpretim dhe ndërlidhje të pabaza të bëra nga analistët e ftuar në TV Kurir, që u publikuan si lajm në “Kurir.rs” me pretendimin e pabazë se Kurti po përgatit kaos të ri më 31 tetor, dhe se mos lëshimi i pagave për punëtorët e institucioneve publike shkak që Kurti tu bëjë presion serbëve për ndërrimin e targave.

Edhe pse analisti i cituar në artikull, cek mundësinë e përdorimit të situatës për një konflikt politik nga Kurti, gazeta e keqinterpreton këtë përmes titullit, pra duke mos e vënë lidhëzën “mund” duke pretenduar ta paraqes si një plan të mirëqenë.


Analiza:

E përditshmja serbe “Kurir.rs” ka bërë interpretim tendencioz në titull të deklaratave të një analisti serb, duke aluduar se Kurti po përgatit një kaos të ri më 31 tetor. Edhe pse analisti i cituar në artikull nuk e pretendon një gjë të tillë, gazeta e interpreton në mënyrë të tillë.

Në bazë të verifikimit të fakteve, hibrid.info vlerëson se interpretimi tendencioz në titull është “manipulim i fakteve”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Share With Others

Translate »