Disa media në gjuhën serbe dje dhe sot kanë publikuar artikuj me pretendimin se “Kurti po kërkon luftë”, “po synon eliminim dhe dëbimin e serbëve e jo marrëveshje” apo se “kërkon stuhi në Kosovë”.
Mediat serbe këto pretendime i mbështesin në mosarritjen e ndonjë marrëveshje pas takimit të djeshëm në Bruksel në deklaratat e bëra nga përfaqësuesi i BE-së, Josep Borell dhe presidenti i Serbisë, Aleksandwr Vuçiq.
Deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, pas takimit në Bruksel nuk lë për të kuptuar se Kurti kërkon luftë apo eliminimin e serbëve, siç pretendohet përmes titujve të këtyre mediave. Në fakt, Kurti u shpreh i gatshëm për takime tjera të këtij niveli.
Vegëzat e artikujve të publikuar në mediat serbe:
https://informer.rs/vesti/politika/751130/kurti-ugrozio-mir-balkanu
Pjesë të artikujve të publikuar në mediat serbe:
Edhe pas gati tetë orësh bisedimesh të tensionuara e herë-herë edhe dramatike mes përfaqësuesve të Beogradit, Prishtinës dhe BE-së, dje në Bruksel, për shkak të pengesave të vazhdueshme të drejtuara nga kryeministri i institucioneve të përkohshme në krahinë, Albin Kurti, absolutisht nuk u arrit marrëveshje në lidhje me targat.
Duke hedhur poshtë të gjitha propozimet, Kurti vetëm ka konfirmuar dyshimet se qëllimi i tij është të provokojë konflikte dhe të dëbojë popullin serb nga Kosova dhe Metohija.
Sipas vlerësimeve jozyrtare nga rrethi i zyrtarëve evropianë, Kurti ka treguar dje se po përpiqet të provokojë konflikte në çdo mënyrë. Praktikisht, siç ishte paralajmëruar, kryeministri i çmendur i institucioneve të përkohshme të Prishtinës uron një “stuhi” të re në Kosovë.
Pretendimet e mediave serbe nisen nga deklaratat e bëra nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së. Presdenti Vuçiq në deklaratën e tij nuk ka tërhequr paralele për një pretendim të kryeministrit Kurti për luftë, eliminim apo dëbim të serbëve.
“Na presin net pa gjumë dhe shumë ditë të vështira, por ne do ta dëgjojmë dhe do t’i përmbahemi këshillave dhe kërkesave të Përfaqësuesit të Lartë. Ai u kërkoi atyre që të mos zbatojnë gjoba dhe ne të mos lëshojmë targa të reja KM, që ne e kemi pranuar”. (këtu)
Në fjalimin e tij nga Brukseli, pas negociatave të dështuara, presidenti tha se periudha e ardhshme nuk do të jetë e lehtë.
Në fjalimin e tij nga Brukseli, pas negociatave të dështuara, presidenti tha se periudha e ardhshme nuk do të jetë e lehtë.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Joseph Borell, në deklaratën e tij pas takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel, fajësoi dy liderët për mosarritjen e marrëveshjes. Megjithatë potencoi se propozimi i BE-së u pranua nga Vuçiq, por jo edhe nga Kurti.
“Të dy mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e bisedimeve sot dhe për çdo përshkallëzim dhe dhunë që mund të ndodhë në terren. Ne paraqitëm një propozim që presidenti Aleksandar Vuçiç e pranoi, ndërsa kryeministri Albin Kurti jo”. (këtu)
Ndërsa kryeministri Kurti, në paraqitjen për media pas takimit, përkundër që shprehu pakënaqësitë e tij për propozimin e BE-së, ai u shpreh i gatshëm për të vazhduar diskutimet.
“Jam gati të vij këtu dhe të mbaj takime gjithmonë me të njëjtën strukturë dhe rend, për të arritur një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohjen e ndërsjellë në qendër dhe çështje të tjera si ajo me targat e makinave. Por, njëra nuk mund të funksionojë pa tjetrën. Nuk mund të jemi të papërgjegjshëm dhe të mos trajtojmë çështjet aktuale, por nuk mund të kthehemi në udhëheqës shtetërorë që merren vetëm me targa makinash dhe nuk flasin për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”. (këtu)
Analiza:
Disa media serbe duke u nisur nga deklaratat e presidentit serb Vuçiq dhe përfaqësuesit të BE-së, Borell kanë hedhur pretendimin se Kurti po kërkon luftë, po synon eliminim dhe dëbimin e serbëve e jo marrëveshje, kërkon stuhi në Kosovë.
Por bazuar në deklaratat e bëra, deklaratat e Vuçiqit nuk lënë hapësirë për pretendime të tilla si dhe Borell i fajëson të dy palët për mos arritjen e një marrëveshjeje për targat.
Për më tepër, edhe deklaratat e Kurtit të bëra pas takimit nuk nënkuptojnë një tendencë se nuk po kërkon marrëveshje por luftë, përkundrazi ai shprehet se është i gatshëm të vijë për bisedime në Bruksel.
Bazuar në metodologjinë e punë, hibrid.info vlerëson se këto pretendime janë të pabaza dhe klasifikohen si “teori konspirative”.
Vlerësimi
Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.