info@hibrid.info
Pretendimi se janë dëgjuar breshëri të shtënash me armë gjatë arrestimit të Millenkoviq-it, i pabazë
shape
shape
shape

Mediumi në gjuhën serbe “Alo.rs” ka publikuar një artikull dje (13 qershor) me pretendimin në titull se situata në Mitrovicë është e tensionuar dhe po dëgjohen breshëri të shtënash me armë.

Artikulli bazohet në një video-material me pamje që shfaqin arrestimin i Milun Millenkoviq.

Në këtë video dëgjohet alarmi i lëshuar në veri të Mitrovicës, zëra të qytetarëve si dhe zhurma e përplasjes së makinave.

Vegëza e artikullit të publikuar nga “Alo.rs”:

https://www.alo.rs/vesti/kim/771147/situacija-u-kosovskoj-mitrovici-je-napeta-sirene-se-jos-oglasavaju/vest


Pretendimi në titull të artikullit për gjuajtje me breshëri armësh, nuk argumentohet me videon e përfshirë në artikull. Në video nuk dëgjohet ndonjë breshëri gjuajtjeje me armë.

Hibrid.info nuk ka gjet artikull të ndonjë mediumi tjetër që të jetë raportuar për gjuajtje me armë gjatë ditës së djeshme (13 qershor) në veri të Mitrovicës.

Një pretendim i pa verifikuar për gjuajtje me armë në veri të Mitrovicës është bërë dje (13 qershor) nga portali informativ në gjuhën shqipe “Jepi zë” duke publikuar një video material në Facebook me pamje që shfaqin nga lartë një pjesë të veriut të Mitrovicës, e që është trajtuar nga hibrid.info. (këtu)


Analiza:

Nëpërmjet një video-material me pamje që shfaqin arrestimin i Milun Millenkoviq u pretendua se ka pasur breshëri të shtëna armësh në veri të Mitrovicës gjatë arrestimit.

Në videon e publikuar nuk dëgjohet ndonjë e shtënë armësh, por vetëm sirena, zëra të njerëzve dhe zhurma e përplasjes së makinave.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »