Faqja në Facebook që mban emrin “Diaspora me Albinin” ka publikuar dje (20 dhjetor) një postim përmes së cilit pretendon se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është furnizuar me pajisje ushtarake “Boran 105mm”.
Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë informacion i publikuar në media kredibile se FSK është pajisur me këtë lloj armatimi.
Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Diaspora me Albinin”:
Njëra nga fotografitë e publikuara në postimin e kësaj faqe në Facebook, është gjetur e publikuar me datë 29 shtator në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes në Republikës së Kosovës, në mbishkrimin e së cilës sqarohet se “zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, së bashku me atasheun ushtarak të Republikës së Kosovës në Turqi, kolonel Bekim Zejnullahu dhe kapiten Bardhyl Dugolli nga FSK, me ftesë të organizatorit, morën pjesë në festivalin e teknologjisë dhe hapësirës ajrore “Teknofest” i cili po mbahet në Izmir të Turqisë”. (shih këtu)
Përveç kësaj, hibrid.info ka hulumtuar në faqet zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të FSK-së në Facebook, e që nuk ka gjetur asnjë informacion që provon pretendimin e bërë nga faqja “Diaspora me Albinin”. (shih këtu dhe këtu)
Nuk është hera e parë që ky pretendim i rremë ka zënë vend në media sociale, pasi një i tillë ishte publikuar edhe gjatë muajit tetor, e që poashtu është trajtuar nga hibrid.info. (shih këtu)
Analiza:
Faqja “Disapora me Albinin” në Facebook ka pretenduar rrejshëm se FSK-ja është furnizuar me pajisje ushtarake “Boran 105mm”.
Hibrid.info pas hulumtimit të kryer, nuk ka gjetur asnjë artikull të publikuar në media në lidhje me furnizimin e Kosovës me këtë pajisje.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Lajm i rremë”.
Arsyetimi:
Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.
Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.