info@hibrid.info
Pretendohet rrejshëm se Shqipëria është goditur nga një tërmet i fortë
shape
shape
shape

Disa portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar me 24 dhe 25 nëntor një artikull me titull “Termeti i forte lekund Shqiperine termeti ishte ….”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i pasaktë, pasi gjatë datave 24 dhe 25 nëntor nuk është regjistruar asnjë tërmet në territorin e Shqipërisë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “new.oknewslite.com” dhe “focuslajme.com”:

https://new.oknewslite.com/?p=3047&fbclid=IwAR2vCsGcdYAwAvtPqP6XeVBUBJGB7A7f2rAGAWe5izmwFQ0XZiy-iBgPfbw
https://focuslajme.com/?p=2506&fbclid=IwAR1pCXBU72DJrBQ7Q3RU5A0Sh7hiGCk57KP86yrIMBNMxAMGsJu6I9_VyFY

Përmbajtja e artikullit të publikuar nga portalet e dyshimta “new.oknewslite.com” dhe “focuslajme.com”:

Termeti i forte lekund Shqiperine termeti ishte ….

Shpresojm mos te kete ashje shqetsuese dhe mos te ket te lenduar e deme materiale


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit dhe mediave sociale, nuk është gjetur asnjë informacion i publikuar nga mediat kredibile në lidhje me ndonjë tërmet të regjistruar gjatë datës 25 nëntor në Shqipëri.

Gjithashtu, në platformën online të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (ESCM), është gjetur se tërmeti i fundit i regjistruar në territorin e Shqipërisë, është i datës 22 nëntor. (shih këtu)


Artikulli i publikuar nga portalet e dyshimta është shpërndarë edhe në median sociale Facebook nga faqet “Lajme Ditore” dhe “Lajmi Fundit”. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se disa portale të dyshimta kanë publikuar artikull (24, 25 nëntor) me përmbajtje të rreme, me pretendimin se Shqipëria është goditur nga një tërmet i fortë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Ky vlerësim u jepet raporteve të mediave në të cilat transmetohet përmbajtja origjinale e një mediumi tjetër, i cili përmban një lajm të rremë. Vlerësimi jepet vetëm për transmetimin e përmbajtjes që kategorizohet si lajm i rremë.

Share With Others

Translate »