info@hibrid.info
Publikohet gabimisht fotografi e vitit 2020 për të ilustruar rënien e nivelit të ujit në liqene
shape
shape
shape

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” në faqen e saj zyrtare në Facebook ka publikuar dy fotografi të liqenit të Badovcit përkatësisht Batllavës.

Në përshkrimin e këtyre fotografive thuhet se ka rënë niveli i ujit në këto dy liqene, duke bërë thirrje për shpenzim racional të ujit të pijshëm (shih këtu)

Mirëpo, pas hulumtimit përmes programit te automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se njëra nga këto fotografi nuk është aktuale, por ajo është realizuar në vitin 2020.

Bazuar në programin e “InVID”, është gjetur se kjo fotografi së pari është publikuar më 10 nëntor të vitit 2020 nga vetë Ujësjellësi “Prishtina”. (shih këtu)


Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se kjo fotografi është e vitit 2020, hibrid.info e ka gjetur atë të postuar në një artikull të portalit informativ “Koha.net”. (shih këtu)


Analiza:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë thirrje për shpenzim racional të ujit të pijshëm, ndërsa në këtë thirrje ka postuar edhe dy fotografi të liqenit të Batllavës dhe Badovcit.

Mirëpo, njëra nga këto fotografi nuk është aktuale, por ajo për herë të parë është publikuar në nëntor të vitit 2020, bazuar në hulumtimin përmes programit te automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh.

E njëjta fotografi është postuar në nëntor të vitit 2020 nga vetë Ujësjellësi Prishtina, e që të njëjtën e ka postuar si aktuale sot (18 gusht).

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Share With Others

Translate »