info@hibrid.info
Publikohet lajm i vjetër me pretendimin të paraqitet si aktual
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news426media.com” ka publikuar sot (14 tetor) një artikull me titull “LAJMI FUNDIT/ Nuk po i mjafton Ukraina!! Rusia kërcënon Ballkanin me sulm bërthamor: Raketa jonë s’do të kërkojë leje të fluturojë mbi ta”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i artikullit është i sajuar, pasi e ka cilësuar atë si “lajm i fundit”, përderisa në përmbajtje gjendet lajm i vjetër i publikuar në muajin qershor.

Në përmbajtje gjendet deklarata e bërë më 5 qershor nga shefi i Agjencisë Hapësinore të Rusisë, Dimitri Rogozin, i cili atëkohë kishte kërcënuar hapur për sulm bërthamor nga Rusia ndaj vendeve të Ballkanit (Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Rumania), pasi ato nuk lejuan avionin e shefit të diplomacisë ruse Sergei Lavrov të shkelë hapësirën e tyre ajrore për të realizuar vizitën në Serbi.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news426media.com”:

https://news426media.com/2022/10/14/39185/?fbclid=IwAR2OO5s7L-p2fI1nWykHx7rNDuBQJr6soh6WLntci6WREYgnB2KLALh0KHA

Ky artikull i vjetër dhe me titull të sajuar është shpërndarë sot (14 tetor) në rrjetin social Facebook nga faqja “KOHA E RE” e cila numëron afër 7 mijë ndjekës. (shih këtu)


Se ky artikull është i vjetër e tregon fakti se i njëjti është shpërndarë në disa media online në Kosovë në kohë reale (6 qershor). (shih këtu dhe këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit dhe rrjeteve sociale, hibrid.info ka gjetur deklaratën kërcënuese të bërë nga shefi i Agjencisë Hapësinore të Rusisë, Dimitri Rogozin në llogarinë e tij personale në “Twitter” me datë 5 qershor. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “neës426media.com” ka publikuar një lajm të vjetër të muajit qershor, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual duke i vënë në titull fjalinë “LAJMI I FUNDIT”.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »