Faqja në Facebook “33shi.com” ka publikuar dje (25 janar) një artikull me titull “Vjen një lajm i mirë për tërheqjen e trustit”.
Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër.
Nga hulumtimit i kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se në përmbajtje gjendet lajmi i datës 3 janar, i publikuar në portalin “Insajderi.org”, atëkohë kur iniciuesi i Projektligjit për tërheqjen e Trustit, Bekim Haxhiu në një pronencim për këtë portal ishte shprehur se do të jetë në rend dite projektligji qysh në seancën e parë.
Pra, faqja “33shi.com” ka publikuar artikull të vjetër me pretendimin ta paraqesë atë si aktual.
Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “33shi.com”:
Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në kohë reale (3 janar 2023) në portalin “Insajderi.org”. (shih këtu)
Analiza:
Faqja në Facebook “33shi.com” ka publikuar dje (25 janar) një artikull të vjetër (3 janar 2023), me deklaratën e iniciuesit të Projektligjit për tërheqjen e Trustit, Bekim Haxhiu, i cili atëkohë ishte shprehur se ky projektligj do të jetë në rend dite qysh në seancën e parë në Kuvend.
Pra, faqja e lartcekur ka publikuar këtë artikull të vjetër me pretendimin ta paraqesë si aktual. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson artikullin si “Clickbait”.
Arsyetimi:
Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.