info@hibrid.info
Publikohet shpallje e rreme për shitjen e një banese me çmim të ulët
shape
shape
shape

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar sot (26 nëntor) një shpallje të rreme për shitjen e një banese me çmim jo real.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se titulli dhe përmbajtja nuk përputhen me njëra tjetrën. Në titull thuhet se banesa është në shitje për 28 mijë e 600 euro, ndërsa në përmbajtje pretendohet se ajo ka çmim prej 23 mijë euro.

Pas hulumtimit të bërë përmes programit te automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se fotografia e këtij apartamenti që shfaqet në artikull i përket një shpalljeje të vjetër, si dhe ka çmim tjetër.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “todaynews64.com” dhe “fakti.todaynews64.com”:

https://todaynews64.com/urgjent-shitet-banesa-tre-dhomeshe-e-mobiluar-per-28600-euro-ne-qender/?fbclid=IwAR2BZkezcj5UU4WcnX2pD7oU74t99HS2juAiYUAta0sHajAyHBv-UZ_cJc4
https://fakti.todaynews64.com/2022/11/26/urgjent-shitet-banesa-tre-dhomeshe-e-mobiluar-per-28600-euro-ne-qender/?fbclid=IwAR2DMXhZx0xpaQ3rtB1z8PL_QVWp3_dd3zdqOUQ6OCx7j3wILGleS8JI-R0

Artikulli me shpallje të rreme është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “33shi.com” dhe “Gazeta FAKTI”. (shih këtu dhe këtu)


Hibrid.info ka arritur të gjejë shpalljen reale lidhur me shitjen e kësaj banese, e cila është publikuar në dy data të ndryshme nga ueb-faqja “Proneperty.com”.

Me datë 11 qershor të vitit 2019, kjo banesë ishte në shitje për një çmim prej 138 mijë euro, ndërsa e njëjta është publikuar edhe me datë 6 qershor 2021, e që çmimi i saj ishte 122 mijë euro. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Këto portale të dyshimta kanë përdorur një fotografi nga një shpallje e vjetër për shitjen e një banese, të cilën e kanë publikuar me pretendimin ta paraqesin si aktuale, duke mashtruar në titull se gjoja kjo banesë është urgjentisht në shitje me një çmim prej vetëm 28 mijë e 600 euro.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info bazuar në metodologjinë e punës, ky artikull i publikuar nga portale të dyshimta është vlerësuar si “Mashtrim”.

Share With Others

Translate »