Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “bbcnewsm.com” ka publikuar dje (15 janar) një artikull me titull “22-vjeçarja nga Mitrovica ka nevojë për shërim, i nevojiten edhe 750 euro!”.
Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull është i vjetër, i publikuar në mars të vitit 2022.
Bazuar në hulumtimin e kryer përmes makinave online të kërkimit, është gjetur se publikimi i lajmit autentik në media online në Kosovë është bërë gjatë muajit mars 2022, atëkohë kur për 22 vjeçaren nga Mitrovica, Zade Gashi, ishin kërkuar edhe 750 euro, e cila vuante nga sëmundja e Fibrozës dhe kishte nevojë për një operim i cili kushtonte 31 mijë euro.
Pra, ky portal i dyshimtë, këtë artikull të vjetër është munduar ta paraqesë si aktual.
Vegëzën e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “bbcnewsm.com”:
Ky artikull, përveç në këtë portal të dyshimtë, është shpërndarë dje (15 janar) edhe nga faqet “Gazeta Dardania” dhe “Lajme Fresh24” në Facebook.

Për ta vërtetuar faktin se ky lajm është i vjetër (mars 2022), hibrid.info ka arritur ta gjejë atë të publikuar në kohë reale në disa media online në Kosovë. (shih këtu, këtu dhe këtu).

Analiza:
Portali i dyshimtë “bbcnewsm.com” ka publikuar dje (15 janar) një artikull të vjetër të muajit mars 2022, përmbajtja e së cilit kishte të bëjë me kërkohej ndihmë financiare për shërimin e një 22 vjeçareje.
Mirëpo, ky portal i dyshimtë këtë artikull të vjetër është munduar ta paraqesë si aktual. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson si “Mashtrim”.