Faqja në Facebook që mban emrin “TopLajm” ka publikuar një postim me mbishkrimin “Puma i jep fund marrëveshjes së sponsorizimit me kombëtaren izraelite Ky është një nga rezultatet e presionit në rrjetet sociale”.
Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se vendimi i kompanisë Puma për të shkëputur kontratën për sponsorizimin e fanellave të kombëtares së Izraelit në futboll, ishte marrë përpara sulmit të Hamasit më 7 tetor.
Pra, shkëputja e kontratës së Puma-s nuk është bërë shkaku i persionit në media sociale, siç pretendon faqja e lartcekur.
Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “TopLajm”:

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar nga “Reuters”, ku sqarohet se vendimi i kompanisë Puma për të shkëputur kontratën me kombëtaren e Izraelit, është marrë përpara sulmit të Hamasit më 7 tetor.
“Kontratat e disa federatave si ajo e Serbisë dhe Izraelit, do të skadojnë në vitin 2024”, tha ndër të tjerash një zëdhënës i firmës gjermane të veshjeve sportive Puma përmes një përgjigjeje në email për Reuters. (shih këtu)
Ky pretendim është verifikuar edhe nga kontrolluesit e fakteve nga Shqipëria, Faktoje.al.
Analiza:
Pas verifikimit të fakteve, u vërtetua se pretendimi i bërë nga faqja “TopLajm” se kompania Puma ka shkëputur kontratën me kombëtaren e futbollit të Izraelit si pasojë e presionit në media sociale, nuk është i saktë.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajtje e pa verifikuar”.
Arsyetimi:
Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.