[email protected]
SHPALLJE PËR VEND TË LIRË TË PUNËS
shape
shape
shape

Prishtinë: 21.12.2023

Action for Democratic Society (ADS)” / Hibrid.info shpall thirrje për vendin e punës:

Redaktor përgjegjës në Platformën Hibrid.info

A jeni i/e apasionuar pas së vërtetës, saktësisë dhe luftimit të keqinformimit? ADS dhe programi për kontroll të fakteve dhe edukim digjital e medial – Hibrid.info, po kërkon një redaktor të aftë dhe të përkushtuar për t’iu bashkuar ekipit tonë dinamik.

Rreth ADS/Hibrid.info:

“Action for Democratic Society” (ADS) është organizatë Jo-Qeveritare, e themeluar në vitin 2010 në Prishtinë. Platforma për luftën kundër çrregullimit informativ “hibrid.info”, është projekt i organizatës “Action for Democratic Society”. Qëllimi i platformës është kontributi në ofrimin e informacionit të saktë, të bazuar në fakte përmes analizës së kontrollimit të fakteve të paraqitur në media dhe publikime tjera, për të zbehur ndikimin e keqinformimit që vijnë si dezinformatë, teori konspirative, pseudo-shkencë, lajme të rrema, përmbajtje e pa verifikuar, clickbait dhe forma tjera.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Redaktorit:

  • Mbikëqyrë operacionet e përditshme editoriale të Hibrid.info.
  • Bashkëvepron në menaxhim të ekipit të kontrolluesve të fakteve dhe hulumtuesit, duke siguruar saktësi, qëndrueshmëri dhe respektimin e etikës editoriale.
  • Bashkëpunon me palët e interesuara për t’i identifikuar dhe për t’iu dhënë përparësi temave për verifikimin e fakteve.
  • Redakton, kontrollon dhe në rast nevoje shkruan artikujt e kontrollit të fakteve, duke u siguruar që ato plotësojnë standardet e cilësisë, kanë ndjekur me rigorozitet metodologjinë e Hibrid.info  dhe janë gati për botim.
  • Zhvillon strategji për ta rritur ndikimin dhe shtrirjen e platformës Hibrid.info

Kërkesat:

  • Aftësi të shquara editoriale me fokus në detaje dhe saktësi.
  • Përvojë në gazetari, verifikim faktesh ose role editoriale.
  • Përvojë dhe shkathtësi në metodologji hulumtimi.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe drejtuese.
  • Njohuri për etikën mediatike dhe njohje me metodologjitë e verifikimit të fakteve.
  • Njohuri në gjuhën angleze dhe shqipe (të shkruar dhe të folur).
  • Nivel të lartë të gjykimit kritik, analitik dhe konteksti.

Kualifikimet e preferuara:

  • Eksperiencë së paku 5 vite në redaktim dhe në menaxhimin e ekipeve të redaksisë në mediume me eksperiencë;
  • Eksperiencë në fushën e hulumtimit dhe shkrimit të raporteve në nivel të aktivizimit shoqëror dhe atë akademik;
  • Kualifikim post-diplomik universitar në gazetari, shkenca politike apo edhe kualifikime tjera në shkenca shoqërore ose të ngjashme;

Procesi i aplikimit:

Për të aplikuar për këtë pozitë, ju lutemi dërgoni një CV-në tuaj, letrën motivuese dhe dokumentacione shtesë që dëshmojnë shkollimin dhe përvojën tuaj.

Dokumentacionin e dërgoni në email: [email protected], dhe në subjekt shkruani “Aplikacioni për Redaktor përgjegjës- Hibrid.info”.

Afati i fundit për Aplikimet: 31/12/2023

Procesi i përzgjedhjes:

ADS do të vlerësojë të gjitha aplikimet e dorëzuara bazuar në pajtueshmërinë me kërkesat, efektivitetin dhe aftësinë e individit. Një listë e ngushtë e aplikuesve të mundshëm mund të kontaktohet për diskutime të mëtejshme dhe përzgjedhja përfundimtare do të bazohet në përshtatshmërinë dhe vlerën profesionale të aplikuesve.

Shënim i rëndësishëm:

Kjo shpallje nuk përbën zotim nga ADS për dhënie të ndonjë kontrate. ADS rezervon të drejtën të refuzojë disa ose të gjitha aplikimet e marra nëse e gjykon të nevojshme dhe mund të anulojë shpalljen në çdo fazë pa marrë asnjë përgjegjësi.

Për çdo pyetje apo sqarim në lidhje me këtë njoftim, ju lutemi kontaktoni ne e-mail: [email protected]

Share With Others

Translate »