Disa faqe në median sociale Facebook kanë publikuar dje dhe sot (24 dhe 25 shtator) një fotografi të një snajperisti, e cila mban përshkrimin “Ekskluzive: Ja snajperisti i Kosovës që ekzekutoi disa terroristë serbë. I qëlloj drejt në fytyrë”.
Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se personi në fotografi nuk është snajperist nga ndonjë njësi e Policisë së Kosovës, por i njëjti është pjesëtar i ushtrisë gjermane.
Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqet “Televizioni PLUS” dhe “Gazeta Aktuale”:
Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë dhe vërtetojë se snajperisti në fotografi është pjesëtar i ushtrisë gjermane.
Fotografia e njëjtë është gjetur e publikuar në vitin 2020 në disa mediume të huaja. (shih këtu dhe këtu)
Analiza:
Disa faqe në Facebook kanë publikuar një fotografi të një pjesëtari të ushtrisë gjermane me pretendimin se ai është snajperisti nga Kosova që ekzekutoi disa “terroristë serbë”.
Bazuar në metodologjinë e punës hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Përmbajtje e pa verifikuar”.
Arsyetimi:
Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.