info@hibrid.info
Sqarim lidhur me postimin e  LVV-së që përmend raportin e hibrid.info
shape
shape
shape

Gjetjet e raportit mujor mbi gjendjen e çrregullimit informativ, janë keqpërdorur sërish, duke u nxjerrë nga konteksti. Edhe njëherë, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, duke e përdorur njërën nga gjetjet e raportit, që rëndit kryeministrin Albin Kurti si figurën politike më të përfolur në përmbajtjet e pasakta, ka bërë një postim duke e politizuar atë.

Duhet të theksohet se kryeministri Kurti, duke qenë i pari i ekzekutivit dhe figura më me ndikim institucional në vend, është renditur me vite radhazi si më i përfoluri në përmbajtjet keqinformuese. Pra, përmbajtjet keqinformuese ku përflitet ai, nuk janë bërë vetëm gjatë periudhës së parafushatës, siç pretendohet në postimin e bërë nga ky subjekt politik.

Pretendimi nga LVV se shtohet keqinformimi gjatë parafushatës dhe se Kryeministri Albin Kurti është në fokus, nuk qëndron për faktin se, Kurti nuk është përfolur vetëm në keqinformata që ndërlidhen me parafushatën zgjedhore:

  • Dy publikime me përmbajtje të pasakta që ndërlidhen me rritje pagash publikuar në Tiktok (këtu, këtu);
  • Një artikull që përmban pretendim të pasaktë për shkëmbim territoresh (këtu);
  • Një përmbajtje që pretendon rrejshëm se Trump do ta fusë Kurtin në listë të zezë, e publikuar në Tiktok; (këtu)
  • Dy përmbajtje me pretendime të rreme ku përflitet Kurti me presidentin serb Vuçiq për çështje të dialogut. (këtu, këtu)
  • Një publikim i një sondazhi që paraqet të dhëna të rreme rreth një matjeje të partive politike publikuar në TikTok. (këtu)

Pra, nga shtatë përmbajtje me pretendime të pavërteta për kryeministrin Kurti, të hulumtuara nga Hibrid.info dhe të prezantuara si gjetje në raportin mujor, vetëm 1 ka të bëjë me tema zgjedhore.

Duke qenë se jemi në një periudhë, ku aktivitetet elektorale janë intensifikuar, kërkojmë nga të gjitha palët e përfshira fushatë, veçanërisht partitë politike, në këtë rast specifikisht subjektin politik, Lëvizjen Vetëvendosje, që të mos keqinterpretojë gjetjet rreth gjendjes së çrregullimit informativ për qëllime zgjedhore. Hibrid.info do të vazhdojë të jetë në shërbim të luftës kundër të gjitha formave të dezinformimit dhe çrregullimit informativ në përgjithësi, për të ofruar një ambient më të rregullt informues, veçanërisht gjatë kësaj periudhe të ndjeshme.

Share With Others

Leave a Reply

Translate »