info@hibrid.info
Tekst me përmbajtje të pa-verifikuar lidhur me bartjen e maskës
shape
shape
shape

Portali në gjuhën shqipe “Living.al” ka publikuar një artikull me titull “Në vendosjen e maskave me detyrim ka 3 grupe njerëzish që bëjnë përjashtim, mësojini më poshtë”, në të cilin listohen njerëzit që duhet të bartin maska mbrojtëse dhe ata të cilët përjashtohen nga përdorimi i saj.

Ky artikull përpiqet t’i argumentojë këto vlerësime, duke u thirrur në disa ekspertë, por pa specifikuar se kush, në fakt, janë ata, pra pa përmendur emra.

Teksti nis me një hyrje përmes së cilës paraqitet një elaborim i shkurtër i pikëpamjeve pro dhe kundër bartjes së maskës. Mirëpo, në vazhdim paraqiten disa pohime të pa-faktuara mirë.

Teksti i plotë i botuar në Living.al:

Të vendosim apo jo maska? Disa thonë jo sepse na marrin oksigjenin dhe na dobësojnë imunitetin, e disa të tjerë thonë po sepse është e vetmja mënyrë për tu mbrojtur nga pandemia dhe virusi. Por si qëndron e  vërteta?

Disa ekspertë kanë nxjerrë 3 grupe personash të cilët nuk mund të gjobiten nëse nuk mbajnë maskë dhe ato janë:

-Fëmijët më të vegjël se dy vjeç

– Personat që kanë mungesë oksigjeni

– Persona që janë të pavetëdijshëm apo me aftësi të kufizuara.

Në fund maska është e rëndësishme për të mbrojtur jo vetëm veten por dhe familjarët tanë.

Vegëza e artikullit të publikuar:

https://www.the-living-media.com/news/39531/ne-vendosjen-e-maskave-me-detyrim-ka-3-grupe-njerezish-qe-bejne-perjashtim-mesojini-me-poshte?fbclid=IwAR1Wk8ViZ3TNYG-McUYT2feAU6J2Ryc4kLcboRsHizxfK_9CpBG5k7HhTTs

Analizë:

Në bazë të një analize fakteve të paraqitura nga ky artikull, hibrid.info ka vlerësuar se titulli i këtij teksti nuk korrespondon me përmbajtjen e tij si dhe faktet e përmendura nuk janë të verifikuara. Si rrjedhojë, ky tekst  është cilësuar si një clickbait, gabim, pseudoshkencë, dezinformatë, Përmbajtje e pa verifikuar.

Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Gabimi – Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Pseudoshkencë – Vlerësim si “Pseudoshkencë” merr ai raportim mediatik që përpiqet të paraqesë disa mendime, qëndrime, vlera ose gjetje të marra nga një metodë jo-shkencore dhe ti paraqesë ato si zbulime shkencore ose fakte. Raporte të tilla shpesh keqinterpretojnë ose manipulojnë kërkimet shkencore ekzistuese, ose i referohen hulumtimeve që janë në kundërshtim me verifikimin shkencor dhe gjetjen e fakteve.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Përmbajtje e pa verifikuar – Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others

Translate »